‘Ja si ta merr kalanë nga brenda’, Einxhel dhe Beniada i rikthehen miqësisë së vjetër - Showbiz
Showbiz 8 Qershor 2023, 08:28

‘Ja si ta merr kalanë nga brenda’, Einxhel dhe Beniada i rikthehen miqësisë së vjetër

Shkruar nga Pamfleti

‘Ja si ta merr kalanë nga brenda’, Einxhel dhe Beniada i

Beniada dhe Einxhel kanë qenë dy nga vajzat më të komentuara në Big Brother VIP për shkak të shoqërisë që krijuan brenda e po ashtu edhe për shkak të veprimeve në këtë format.

Por, pas përfundimit të formatit lanë të kuptojmë që i kishin prishur raportet, ndërsa së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Ish-banoret i kanë lënë mosmarrëveshjet pas dhe tani i bëjnë dhurata njëra-tjetrës. Ka qenë Einxhel së fundmi që ka publikuar në Instagram një pako të Beniadës ku krahas shkruan: Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri.

“Jam munduar mos ta komentoj. Ndonjëherë njeriu lëndohet për gjëra të vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur si e jona. Jemi bërë shoqe pa fund aty brenda, ka qenë një eksperiencë e fortë ishim dy goca kundër shumë të tjerëve. Përveç kësaj kam thënë në intervista të tjera, jam munduar të kem kujdes si përgjigjem, si lëndohem unë mund të lëndohet edhe njeriu tjetër”,- është shprehur më herët Nishani në lidhje me marrëdhënien e saj me Einxhel.

‘Ja si ta merr kalanë nga brenda’, Einxhel dhe Beniada i

einxhel beniada mike