Paskal Milo

Dështoi me partinë e tij dhe iku nga frika te Ilir Meta, sot Paskal Milo flet për shpëtimin e PD-së - Politike
Politike24 Prill 2018, 17:12

Dështoi me partinë e tij dhe iku nga frika te Ilir Meta, sot Paskal Milo flet për shpëtimin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Dështoi me partinë e tij dhe iku nga frika te Ilir Meta, sot Paskal Milo flet për shpëtimin e PD-së

Paskal Milo ka dalë në media dhe ka folur për ringritjen dhe krizën politike të PD-së.

Në Report TV, kreu i PDS-së, Milo, teksa ka folur për aktualitetin politik të ditëve të fundit dhe ngjarjet në PD, është shprehur se kjo parti sot ndodhet në ditët më të këqija që është parë ndonjëherë .

E vetmja zgjidhje për ringritjen saj, sipas Milos është reformimi i partisë dhe nëse ai nuk ndodh në mënyrën e duhur, ai thotë se “në vend që të vihen vetulla mund të nxirren sy”.

“PD ndodhet në ditët më të këqija të saj sa i përket organizimit, pasi dimë që ka pasur dhe përplasje nga brenda. Pa pasur një program të qartë PD nuk mund të pretendojë të kthehet në pushtet.

PD tani ndodhet në një fazë që kërkon reformim për ringritje. Por nëse kjo nuk ndodh në vend që mund të vihen vetulla mund të nxirren sytë. PD-së i duhet shumë investim organizativ dhe programor që të marrë veten”, – u shpreh Paskal Milo.

Ndërkohë Paskal Milo, i dështuar në partinë e tij, pasi prej vitesh nuk arrin dot të marrë asnjë mandat, në këto zgjedhje ai është strehuar si aleat me LSI.

codramol
smile

Politike