Speciale/ Ja garancitë që ka marrë në 28 vite Sali Berisha, për të mos u prekur nga drejtësia - Aktualitet
Aktualitet 5 Dhjetor 2018, 19:11

Speciale/ Ja garancitë që ka marrë në 28 vite Sali Berisha, për të mos u prekur nga drejtësia

Shkruar nga Pamfleti

SPECIALE/ Ja garancitë që ka marrë në 28 vite Sali Berisha, për të mos u prekur nga drejtësia

Sipas librit të një diplomati amerikan, për udhëheqësit e Ballkanit, që del së shpejti në qarkullim, rezulton se qysh nga dita e parë, kur e desantoi Ramiz Alia në lëvizjen “Dhjetori ‘90” e në krye të PD, mbijetesa e Sali Berishës në politikë dhe vazhdimi i “trimërive” të tij në pozitë e opozitë, kanë qenë të lidhura e të kushtëzuara, vetëm me “garancitë” që ai ka kërkuar e ka marrë, nga PPSH e PS

 Në 28 vitet e jetës politike, “monstra e trancionit shqiptar” Sali Berisha, ka inskenuar, organizuar, urdhëruar, mbrojtur e vazhduar të gjithë llojet e krimeve, nga më të rëndomtët, deri tek krimet më çnjerëzore edhe masive.

Por deri sot, megjithëse këto krime janë provuar, ky përbindnësh, që për pushtet, mohon e vret edhe nënën e vet, nuk është çuar para drejtësisë, mbasi, ka dhënë e ka marrë “garanci personale”, për paprekshmëri e vazhdimësi në politikë, siç ishte pazari me pazarxhinjt e PS, në marrveshjen e 9 marsit 1997.

Në kuadër të afrimit të 8 e 12 dhjetorit të Lëvizjes Studentore dhe “klonimit” të PD nga PPSH, “PAMFLETI”, po publikon një pjesë interesante, nga libri i një diplomati amerikan që do dalë së shpejti në qarkullim, shkruar për udhëheqësit e Ballkanit, ku profilizohet jetëgjatësia e Berishës në politikë nga garancitë, që i kanë dhënë, qysh nga dita e parë, kur Ramiz Alia e desantoi në lëvizjen “Dhjetori ‘90” e  deri sot.

Ja 5 garancitë, që Sali Berisha kërkoi e iu dhanë nga Ramiz Alia, në vitin 1990

  1. Të mos kërcënohej dhe arrestohej nga Sigurimi i Shtetit, kur të shante komunizmin dhe diktatorin Hoxha.
  2. T’i çonin familjen, në një bazë sigurie qeveritare dhe të ruhej “non stop”.
  3. Të mos i dekonspirohej fakti, që në lëvizjen studentore, ishte futur nga PPSH
  4. Të lejohej, që përveç 330 personave të dhënë nga Ramiz Alia dhe Sigurimi i Shtetit, të fuste në PD, njerëz besnik të diktaturës, që dëshironte ai.
  5. Të lejohej nga Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, të nxiste dhe drejtonte trazira publike me dhunë e shkatërrime, në gjithë zonat e varfëra dhe antikomuniste.

Ja 5 garancitë, që Sali Berisha kërkoi e dha PS, me “Marrëveshjen e 9 marsit 1997”

  1. Kërkoi ndihmën e Bashkim Finos, kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, për t’i garantuar paprekshmërinë, nga protestuesit e jugut, që do niseshin drejt Tiranës për ta vrarë.
  2. Kërkoi ndërhyrjen e PS dhe të 3 krerëve të partive opozitare, për të bindur protestuesit, se ai do të jepte dorëheqje, në një moment stabiliteti të vendit.
  3. Kërkoi ndihmën e Romano Prodit dhe Franz Vrahnickit, për të mundësuar arratisjen nga Shqipëria dhe sigurinë e Zhulalit, Gazidedes dhe 32 shefave të lartë të SHIK.
  4. Kërkoi të largonte e siguronte në Suedi tek kushëri i tij Hasan Berisha, vajzën, djalin, gruan dhe në një moment ekstrem edhe veten.
  5. Me ndërmjetësinë e Fatos Nanos, kërkoi garanci jete, nga rebeluesit e jugut, duke u premtuar amnisti totale dhe dorëheqeje.

Ja 5 garancitë, që Sali Berisha kërkoi e iu dhanë, nga Fatos Nano, pas 14 shtatorit 1998

  1. Të mos i hapej asnjë dosje korrupsioni, të mbyllej çështja e piramadave e të mos i hiqej imuniteti për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe kontrabandën e naftës me Milosheviçin.
  2. Të mos merrej në ndjekje penale, për trazirat e ndodhura ditën e varrimit të Azem Hajdarit dhe 15 ditë më pas, kur u mbajtën peng tanket përpara selisë së PD
  3. Të mos dekonspirohej, që Sali Berisha ishte pjesë e skenarit, të vrasjes së Azem Hajdarit dhe të mos detyrohej, të çohej me forcë përpara drejtësisë, për akuzat e bëra, për vrasësit..
  4. Të mos merreshin në ndjekje penale 15 personat, që Sali Berisha i kishte përdorur në trazirat e 14 shtatorit
  5. Të siguronte fëmijët e tij jashtë Shqipërisë, me trajtime të plota prej shërbimit qeveritar me punë, strehim e siguri fizike.

Ja 5 garancitë, që Sali Berisha kërkoi e iu dhanë nga Edi Rama, më 23 qershor 2013

  1. PS të manipuloj me gjoja vendosje drejtësie, familjet e Remzi Hoxhës, familjarët e 26 viktimave të Gërdecit dhe 4 të vrarëve të 21 janarit, për të vazhduar bllokimin e këtyre dosjeve.
  2. Familja “Berisha”, të gëzojë përjetësisht statusin “Ish-familje kryeministrore”, trajtuar me shërbime sigurie e mbrojtëse prej shtetit, të mos çohen fëmijët e tij përpara drejtësisë, për pasuritë e vjedhura gjatë pushtetit 2005-2013 dhe të mos merret vendim sekuestrimi.
  3. Të degradohen e vonohen, dosjet e krimit për 4 vrasjet e 21 janarit 2011 dhe të jepet garanci që Lulzim Basha e Ndrea Prendi, të mos preken nga drejtësia.
  4. Të mos cënohen interesat koncensionare të TEC-ve dhe llogarive financiare të Damir Fazlliç në Shqipëri, të mos preken kontratat koncensionare të HEC-ve dhe mos hapen dosjet e trafiqeve të armëve.
  5. Të mos preken nga drejtësia Ridvan Bode, Genc Ruli e Jemin Gjana, si dhe të mos rihapet dosja e vjedhjes së fondeve në “Rrugën e Kombit”/Pamfleti

codramol
smile

Dossier Ja garancitë që ka marrë në 28 vite Sali Berisha për të mos u prekur nga drejtësia Speciale