FEJTON/ Edi Rama arrestoi dhe la në qeli Stresin, për t’i zënë vendin tek “Zonë e Lirë” - Showbiz
Showbiz19 Tetor 2018, 17:59

FEJTON/ Edi Rama arrestoi dhe la në qeli Stresin, për t’i zënë vendin tek “Zonë e Lirë”

Shkruar nga Pamfleti

FEJTON/ Edi Rama arrestoi dhe la në qeli Stresin, për t’i zënë vendin tek “Zonë e Lirë”

Me pak humor, për shefin e “Cirkut-Rilindja” dhe Stresin, modelin edukativ, që kryeministri ka futur me detyrim në librat shkollorë, por që sipas kritereve të “Veting”-ut, duhet të hiqet nga programet mësimore, ndërsa Sali Lushaj, duhet të përjashtohet nga partia dhe departamenti i video-përgjimeve, sipas platformës dekriminalizuese “Basha”

Gjithë repistët, që Stresin e donin të lirë, por dhe mijëra nxënës, që e kanë model edukimi mësimor në librat shkollorë, janë tronditur nga arrestimi i befasishëm dhe kanë reaguar me mjete demokratike, për lirmin e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ata, ai kanë dërguar një peticion, shefit të të “fortëve“ në PS, Taulant Ballës, si mik i Edmond Begos, që është edhe mik i afërt i Lushajve, por dhe një kërkesë Fatmir Xhafajt, si shok i ministres Nikolla, i cili është shef i “Forca e Ligjit”.

Miëpo heshtja e tyre, tregon se loja, për arrestimin e Stresit, është bërë, nga një “bob” më i forte, se dy të fortët Balla e Xhafaj, ndaj dhe janë vënë në lëvizje, për të zbuluar, se cili qenka ky “më i forti” tjetër e për çfarë motivi, ka futur Stresin në izolim.

Pasi u konsultuan me departamentin e video-përgjime-zbulimeve në PD dhe me “ekspert” Ervin Salianjin, mësuan se “më i forti”, që ka inskenuar arrestimin e Stresit me brekë, rezulton të jetë, ai i madhi fare, ER.

Fillimisht nuk e besuan, mbasi nuk ka asnjë arësye, përse ta ketë bërë Rama, mbasi vetë ai, ka dhënë urdhër ta lirojnë Stresin, sa herë që e kanë arrestuar, duke i lënë dritaren e qelisë hapur për t’u bërë e besueshme.

Por edhe sipas logjikës së thjeshtë, se ata nuk janë konkurent në art me njeri-tjetrin, mbasi Rama është piktor zyre e “FB”-je, ndërsa Sresi është repist ekranesh.  

Mirëpo, mbrëmë vonë, një burim tjetër u faktoi, se udhëruesi për arrestimin e Stresit, qenka Edi Rama, i cili e ka bërë këtë lojë, për t’i zënë vendin tek “Zonë e Lirë” dhe, pas emisionit, ka lënë porosi në Gjykatën e Apelit, që ta lirojnë.

Këtë lojë, Rama e ka deklaruar edhe vetë, duke njoftuar publikisht, se ditën premte, do jetë personazh special humori tek “Zonë e Lirë”, ndërkohë që 24 orë më parë (pa u arrestuar Stresi) “Sofia” kishte njoftuar në rrjetet sociale, se në emisionin e kësaj të premteje, i ftuar special, do të ishte Stresi, për të folur rreth përmbajtjes dhe cilësisë së librave shkollorë, në arsimin e “rilindur” shqiptar./Pamfleti

Funny Edi Rama arrestoi dhe la në qeli Stresin Fejton për t’i zënë vendin tek “Zonë e Lirë”