Agron Hetoja gati për burg, “Peshku” i KESH bëri miliona euro nga energjia: Blij shtrenjtë e shit lirë, përvetëso e sh - Anti-Mafia
Anti-Mafia12 Qershor 2018, 07:07

Agron Hetoja gati për burg, “Peshku” i KESH bëri miliona euro nga energjia: Blij shtrenjtë e shit lirë, përvetëso e sh

Shkruar nga Pamfleti
Agron Hetoja gati për burg, “Peshku” i KESH bëri miliona

Agron Hetoja gati për burg, “Peshku” i KESH bëri miliona euro nga energjia: Blij shtrenjtë e shit lirë, përvetëso e shit energjinë e depozituar, motoja e vjedhjes

Një nga drejtuesit e hershëm të Koorporatës Energjetike Shqiptare, për arësye etike nuk po ia përmendim emrin, kur e hoqën nga drejtimi dhe e zëvendësuan me një tjetër për arësye klienteliste tha: Nuk më hoqi “iks” ministër apo Kryeministër, por “presja dhjetore” e energjisë.

Me vetëm dy fjalë përifrazoi tërë maskarallëkun që bëhet në KESH me shit-blerjen e energjisë, ku vetëm një presje dhjetore në çmimin e energjisë, apo barazitizmi i çmimit të energjisë dhe natën ashtu dhe ditën, apo me blerjen shtrenjtë dhe shitjen lirë, fitohen miliona e miliona euro.

Ndaj po të shohësh kush ka qënë drejtues i KESH, që përfshin divizionin e prodhimit dhe të shitjes së energjisë, pa llogaritur transmetimin, janë mbushur me lekë, kanë pasuri marramendëse, kanë vila, jetojnë brenda dhe jashtë vendit, kanë biznese dhe janë shtet brenda shtetit.

“Presja dhjetore” e energjisë, pa përmendur emra, është aplikuar nga të gjithë ish drejtorët e KESH, dhe këtu nuk bën përjashtim as drejtuesi aktual i KESH Agron Hetoja, një “sheik” i vogël në këtë shtet të varfër, që vetëm duke u “lyer” rrotën të gjithëve, ka mbijetuar që në fillim të ardhjes së mazhorancës së majtë në pushtet në këtë detyrë.

Ndërkohë që paraardhësit e tij kanë qënë të gjithë jetëshkurtër dhe nuk kanë arritur të mbijetojnë kaq shumë në krye të KESH, Hetoja me sa duket ka bërë milionat e tij, por dhe ka “dorovitur” shefat që për këtë arsye e mbajnë në këtë post.

 

Depozito energji në Kosovë e Maqedoni e shiti për hesap të tij, skenari që “majmi” Hetojën

 

Që nga viti 2013 kur Agron hetoja erdhi në krye të KESH, nuk është rreshtur së vjedhuri në këtë ndërmarrje, e cila mbahet në duart e shtetit vetëm e vetëm për ta zhvatur.

“Pamfleti” sidomos në mars të këtij viti ka qënë shumë i qartë në denoncimin e aferave të drejtorit të KESH, duke e akuzuar se energjia e shitur tek pronarët private ka qënë me çmim shumë të ulët.

Njëherësh në të njejtën kohë, justifikimi është se duhet respektuar kontrata, është blerë në Serbi por dhe deri në Zvicër energji me çmim shumë të lartë, duke zhytur financat e KESH dhe duke e drejtuar këtë ndërmarrje drejt falimentit.

Po ku konsiston vjedhja e Hetojës në këtë mes, përpos paaftësisë proverbiale në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje që në krye të herës me një drejtues normal mund të thuhet se është gjithnjë rentabël.

Vetëm duke shitur lirë, ndërkohë që një tepricë prej një “presjeje dhjetore” kalon direkt në llogarinë e titullarit nga blerësi, i cili sërish është me fitim, pasi çmimi i energjisë së prodhuar në HEC-et shqiptare është i lirë në minimum, krijon një shumë të madhe për drejtuesin e KESH dhe në rastin konkret Hetojën.

Pa llogartitur kompanitë-çiban nënkontraktorë të blerjes dhe shitjes së energjisë që janë të vetë drejtorëve të KESH, me emra të tjerë si gjithnjë.

Momenti tjetër është prodhimi me shumicë nga shirat e shumta i energjisë elektrike, dhe duke qënë se rrjeti shqiptar nuk e përballon dhe energjinë e prodhuar dhe atë të blerë, meterologët e KESH nuk e shohin parashikimin e motit që të bëjnë kontrata të zhdërvjellta dhe afatshkurtëra, bën që energjia të deklarohet e humbur në rrjet.

Në të vërtetë depozitohet në Kosovë e Maqedoni.

Të cilët e kthejnë në momentin më të keq për Shqipërinë, pra e kthejnë jo lekë por mall energjie, që shitet për hesap të drejtuesve të KESH, duke lyer rrotën dhe të KEK-ut të Kosovës por dhe të ndërmarrjes së energjisë që Maqedonisë që punojnë me TEC-e dy vendet tona fqinje. Fitimi është marramendës dhe ka për të gjithë.

 

Shqetësimi i “Pamfletit” për KESH që shet lirë e blen shtrentë energjinë e vet

 

Më konkretisht, Korporata Elektroenergjetike shqiptare ka shitur më shumë se  400 mijë megavat/orë energji tek tregtarët privatë vitin e kaluar dhe tremujorin e parë të këtij viti.

 Energjia, e cila u lëvrua gjatë muajit mars është një nga sasitë më të mëdha të shitura në një muaj të vetëm duke i sjellë korporatës mbi 13.5 milionë euro të ardhura, pasi kishte shira të bollshme.

KESH e shiti energjinë tek tregtarët me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT.

Theksojmë se EFT është kompania që blen energjinë për Shqipërinë në Serbi dhe në Zvicër dhe ende mbetet mister me sa e ka shitur këtë energji apo e ka depozituar në Maqedoni dhe Kosovë për të na e rishitur në verë ne me një çmim të kripur. Hetoja e ka pjesën e vet aty.

Por për të njëjtin profil bazë në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë. Për profilin pik, çmimi më i lartë i arritur nga KESH ishte 41 euro për mega, ndërsa në në bursën hungareze ai ishte 57.1 euro për mega, ose 16 euro më shumë.

Krahasimi i të dhënave tregon se nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, ajo do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport.

Por, edhe këtë herë u përsërit e njëjta dukuri, ajo që kompanitë publike shesin me çmime më të ulëta se bursa, kur vendi ka tepricë energjie dhe blejnë me çmime dukshëm më të lartë se tregu kur vendi është në krizë. Shit-blerja e energjisë edhe në të kaluarën ka shkaktuar debate të forta.

Në momentin kur ka krizë energjie, dhe Hetoja nuk ka rezerva energjie, detyrohet të blejë tek ato që e shet me një çmim shumë herë më të lartë.

Pra, Hetoja, shet lirë dhe e blen shtrenjtë në bursë energjinë, madje energjinë e prodhuar nga burimet hidrike shqiptare.

Një tjetër skandal, është se Hetoja ka mbajtur mbyllur portat e hidrocentraleve me qëllim që të rritet në mënyrë maksimale prurjet që të prodhojë sa më shumë energji. Në këtë mënyrë ai shton milionat e tij. Por fatkeqësinë e paguajnë qytetarët e thjeshtë të zonës së nën Shkodres që janë përmbytur.

Në momentin kur situate agravohet, Hetoja urdhëron që të hapen portat dhe të nisin shkarkimet. Këtu krijohen përmbytjet masive. Por dhe mbulohet krimi i tij. Për Agron Hetonë nuk ka rëndësi që përmbytet gjysma e qarkut të Shkodrës, por janë miliona eurot që mund të zhvasë nga katastrofa, një burim tjetër pasurimi i tij, lidhur zinxhir këto.

Vetë Hetoja, është përmbytja më e madhe që mund ti ketë ndodhur KESH pasi keqmenaxhimi dhe abuzimi i tij po fundos Shkodrën dhe po vidhen miliona euro nga buxheti i shtetit.

 

KLSH paralajmëron falimentin dhe sekuestron e KESH. Humbja mbi 7 milionë euro

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po shkon drejt falimentimit, madje rrezikohet edhe vendosja e sekuestros së llogarive të saj nga kreditorët.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën prilldhjetor 2017, ngre shqetësimin e situatës financiare të shoqërisë. KLSH parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Sipas KLSH, shqetësuese janë edhe kreditë e marra nga KESH, që po provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike.

Pas auditit, KLSH arrin në konkluzionin se KESH rrezikon të falimentojë dhe në një të ardhme jo të largët është e riskuar edhe nga vendosja e sekuestros së llogarive.

Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017-n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se situata financiare e shoqërisë është shqetësuese, madje KESH po shkon drejt falimentimit.

“Referuar bilancit menaxherial të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqërie është jo vetëm shumë shqetësuese, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentojë (në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operacional), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve drejtuese dhe monitoruese të saj (ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport.

Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëve të analizohet situata ekonomiko-financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhershme që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtarinë e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishme për ekonominë kombëtare.

Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimin e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësojnë situatën financiare të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrove të llogarive.

“Mbingarkimi me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport.

KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementimin e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellta mes tri kompanive energjetike, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeministrit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe moskrijimin e detyrimeve të reja.

“Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë.

Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë (57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport.

Pra KLSH tashmë zyrtarisht ngre shqetësimin që paraqitir “Pamfleti” për herë të fundit tre muaj më parë në disa shkrime rresht. Ka “peshk” më të madh se Agron Hetoja për në burg?!/Pamfleti

 

Anti-Mafia “Peshku” i KESH bëri miliona euro nga energjia Agron Hetoja gati për burg Blij shtrenjtë e shit lirë motoja e vjedhjes përvetëso e shit energjinë e depozituar