Policia e Kosovës

Policia e Kosovës si organizatë kriminale - Aktualitet
Aktualitet28 Maj 2018, 21:43

Policia e Kosovës si organizatë kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Policia e Kosovës si organizatë kriminale

Policia e Kosovës si organizatë kriminale

Nga Dritan Kaba 

Sërish Policia e Kosovës si organizate kriminale, vepron pa vendim gjykate ose kërkesë ligjore të prokurorisë.

Policia e Kosovës pas krimit me 6 shtetasit turq që i ekstradoi pa vendim gjykate ndalon edhe dy shtetas shqiptare pa urdhër-ndalimi apo vendim gjykate!

Në një komunikim zyrtar policia e Kosovës thotë:

“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”

Bëhet fjalë për qytetarin shqiptar Albert Veliu dhe të birin ose i njohur si dëshmitari “X”, autori i përgjimit të Agron Xhafajt.

Gjithashtu në një njoftim tjetër Policia e Kosovës pohon që janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare.

Por nuk sqaron aspak se kush autoritet shqiptar dhe në çfarë cilësie i ka bërë kërkesën për ndalim për dy shtetasit shqiptarë.

Kjo nuk është asgjë më shumë se një rrëmbim i dy qytetarëve.

Kjo bëhet dhe më e qartë pas njoftimit të Prokurorisë shqiptare që për dy shtetasit nuk ka urdhër ndalimi ose kërkese për arrestim as nga një vendim gjykate as nga vetë Prokuroria shqiptare.

Ky ndalim i padrejtë është një intimidim që i bëhet dëshmitarit në vazhdën e kërcënimeve dhe joshjeve për të ndryshuar dëshminë.

Policia e Thaçit është vënë në shërbim të këtij skenari kriminal. Është në detyrën e Kryeministrit të Kosovës që të verë në vend dinjitetin e shtetit të tij.

Policia e Kosovës po vepron si krah i armatosur i interesave kriminale të politikanëve të caktuar.

Njëherë për llogari të Erdoganit, tashme për llogari të krimit të organizuar shqiptar të përfaqësuar nga Edi Rama.

Ky veprim i policisë kosovare është një skandal i përmasave të njëjta me atë të 6 shtetasve turq.

Forum Blog Dritan Kaba Organizatë kriminale Policia e Kosovës