Policia në ofensivë, kontrollohen 129 persona dhe 77 mjete, 3 të arrestuar - Kronike
Kronike17 Tetor 2018, 18:49

Policia në ofensivë, kontrollohen 129 persona dhe 77 mjete, 3 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Policia në ofensivë, kontrollohen 129 persona dhe 77 mjete, 3 të

Tre persona janë vënë në pranga gjatë natës së kaluar nga policia e kryeqytetit pas një operacioni të përbashkët me Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të Kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana u arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u  kap shtetasi në kërkim:

Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi:

Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Gjatë operacionit të policisë bëhet e ditur se janë kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Kronike kontrollohen 129 persona dhe 77 mjete Policia në ofensivë