Presidenti “mendimtar”, po lë Shqipërinë pa Ministër të Brendshëm, por jo pa kazino - Anti-Mafia
Anti-Mafia 9 Nëntor 2018, 18:59

Presidenti “mendimtar”, po lë Shqipërinë pa Ministër të Brendshëm, por jo pa kazino

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti “mendimtar”, po lë Shqipërinë pa Ministër të Brendshëm, por jo pa kazino

Dekreti për monopol-kazinon “Olsi-Demi”, tregon se Ilir Meta nuk e paska konfliktin (e interesit) me Ramën, por me figurën e pastër të Sandër Lleshajt, personit të propozuar për ministër, i cili nuk ka dalë, as nga “mëngët” e Ramës dhe as nga “mbledhjet” e mafias, por nga ATA matanë Oqeanit, që kanë nisur të pastrojnë krimin, ku është pjesë aktive e drejtuese, edhe vetë presidenti

Ndërkohë që jo vetëm krimi brenda vendit, por edhe qarqet shoviniste të vendeve fqinje, po shfrytëzojnë boshllëkun e plotë Kushtetues, duke e lënë vendin pa ministër rendi e sigurie kombëtare, Presidenti Republikës, bëhet palë me “tavot, dulet e karathanot”, duke mos dekretuar Ministrin e Brendshëm, pa dhënë asnjë sqarim, megjithëse e ka detyrim Kushtetues, të jap argument, duke qëndruar “GATITU”.

Mirëpo fakti, që presidenti, bënë sikur është në koflikt me kryeministrin, ndërsa nga ana tjetër, i dekreton ligje biznesi monopol, tregon se realisht, nuk paska asnjë konflikt me mafien në pushtet.

Presidenti nuk e paska konfliktin (e interesit) me Ramën, por me figurën e pastër të Sandër Lleshajt, personit të propozuar për ministër, i cili nuk ka dalë, as nga “mëngët” e Ramës dhe as nga “mbledhjet” e mafias, por nga ATA matanë Oqeanit, që kanë nisur të pastrojnë krimin, ku është pjesë aktive e drejtuese, edhe vetë presidenti.

Vetëm 8 orë pas vendimit të dytë të Ramës për Sandër Lleshajn dhe pas kapadaillkët të Ilir Metajt për mos dekretim, çuditërisht, pazarxhiu me detyrë president, “krijoji bindje” dhe dekretoi ligjin mafioz të Ramës, Olsit, Gaz Demit e Dakos, për bixhozin monopol!

Ky fakt, tregon se “katërkëndëshi” i mafies politike, ekonomike e shtetërore në Shqipëri, përfaqësuar nga 4 familjet mafioze Rama, Meta, Berisha, Basha, zihen ditën e “puthen” natën, siç u “puthën”, për monopolin e bixhozit.

Ndërkohë, që kuptohet qartazi, se dekretimi i Lleshajt, “ç’dekreton” edhe vetë presidentin, duke e çuar para drejtësisë, dekreti për lojërat e fatit, nga 1 janari 2019 garanton dhe biznesin, vetëm në hotelet dhe resortet e tyre luksoze nga Thethi në Sarandë, të ndërtuara me miliarda krimesh./Pamfleti

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia po lë Shqipërinë pa Ministër të Brendshëm por jo pa kazino Presidenti “mendimtar”