Protesta në veri, Kurti apel në gjuhën serbe: Ruani qetësinë, besojuni institucioneve të Kosovës - Kosova
Kosova25 Mars 2022, 20:41

Protesta në veri, Kurti apel në gjuhën serbe: Ruani qetësinë, besojuni institucioneve të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në veri, Kurti apel në gjuhën serbe: Ruani

Protesta në veri, Kurti apel në gjuhën serbe: Ruani qetësinë, besojuni institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, të ruajnë qetësinë dhe të “besojnë më shumë te Qeveria e Kosovës”.

Por, Kurti i paralajmëroi qytetarët serbë që të mos ndikohen nga autoritetet në Serbi.

Deklarata e plotë e Kurtit

Për qeverinë që udhëheq unë ndarja e pushteteve është parim demokratik. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojmë në vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për suspendimin e gjyqatres Liliana Stevanoviq mora vesh nga mediat, e kjo megjithatë do të thotë se ajo nuk është larguar nga puna.

Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por unë nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar. Ju falënderohem qytetarëve për mënyrën paqësore të të protestuarit. Në shoqërinë demokratike dhe shtetin ligjor njerëzit duhet të jenë të lirë të shprehin publikisht mendimet dhe qëndrimet e tyre.

Por, më duhet të them, do të ishte më e besueshme po që se do të protestonim, p.sh për drejtësinë sociale, zhvillimin më të shpejtë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar. Ju lutem që të mos ndikoheni nga regjimi autoritar në Beograd.

Atyre nuk u interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen ta destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe.

Prandaj, qytetarë të dashur, ju ftoj që ta ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës. Rritja ekonomike, lufta kundër korrupsionit, rritja e eksporteve, të ardhurat nga tatimet dhe doganat, rritja e investimeve të huaja dhe direkte dhe e buxhetit të shtetit na japin shpresë neve që jetojmë këtu.

Ne jemi të përkushtuar për avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.

Prishtine Albin Kurti