Pse ka shpërthyer një luftë pa kompromis brenda mafia-s - Anti-Mafia
Anti-Mafia 3 Shtator 2018, 20:53

Pse ka shpërthyer një luftë pa kompromis brenda mafia-s

Shkruar nga Pamfleti
Pse ka shpërthyer një luftë pa kompromis brenda mafia-s

Pse ka shpërthyer një luftë pa kompromis brenda mafia-s

Larja e hesapeve që po ndodh këtë muaj është padyshim më e madhja që pas luftës së përgjakshme mes krimit të organizuar në vitet 1998-1999, kur klanet e trafikimit të heroinës po zëvendësonin ndëri-tjetrin.

Edhe sot si atëherë kishte shtet që ngjizej me mafia-n, drejtues policie që kishte drejtuar trafikun e drogës dhe synonte të zëvendësonte linjën e Afganistanit me atë të Turqisë.

Ç’ndodhi në vitet 1998-1999? Për një peridhë fare të shkurtër u eleminuan të gjithë eksponentët e grupit të famshëm të “Rrugës së Kavajës” që ishin banorën e trafikimit të heroinës në Tiranë që prej vitit 1994.

Tirana u kthye në një banjë gjaku. U vranë njëri pas tjetrit: Denis Gina, Alban Dani, Ilir Bardhi, vëllezërit Borova , Tur Grori, Naiz Zyberi, Miri Xhikës, e të tjerë VIP-a të krimit në vend.

E njëjta gjë ndodhi edhe në rrethe, ku u zhdukën si me magji të gjithë personazhet e famshëm që kishin marrë pjesë në grabitjen e bankave të shtetit në marsin e vitit 1997.

U vra mitiku Altin Dardha në Berat, apo Felja i Tepelenës, personazhe super të famshme në Shkodër,

Haklajt e Tropojës apo emra shumë të rëndësishëm të krimit të organizuar në të gjithë vendin.

E gjithë kjo luftë ishte shumë e përgjakshme pasi i ktheu qytetet shqiptare duke nisur nga Tirana, në një arenë përplasjesh ku u vranë e gjakosën edhe mjaft kalimtarë të rastit, pa asnjë mëshirë.

Plus pasigurisë dhe terrorit që futi në popullatë edhe kulmimi i korrupsionit.

Ndryshimi i pronarëve të trafiqeve solli edhe boom-in ë ndërtimit që çoi në betonizimin e bregdetit shqiptar dhe rritjen e ndërtimit në Tiranë.

Paratë u lanë dhe u kanalizuan në duart e elitës së lidhur me politikën, policinë, por edhe sistemin e drejtësisë.

Tashmë duket qartë që elita aktuale po rrëzohet, ndaj dhe krimi ka nisur larjen e hesapeve.

“Forca e Ligjit” e shpallur me forcë nga Fatmir Xhafa ka ngecur por amerikanët kërkojnë zbatimin e shpejtë.

Ndërkaq, krimi lëviz më shpejt dhe po kryen zëvendësimin e elitave, nëpërmjet metodës më efikase që njeh: eleminimin.

Ajo që po ndodh në Shkodër është në fakt një paralajmërim i fortë për atë që priret të ndodhë këto ditë në të gjithë Shqipërinë./ Pamfleti

 

Anti-Mafia Pse ka shpërthyer një luftë pa kompromis brenda mafia-s