Ekskluzive / Tronditet qeveria, Rama drejt zbythjes, Ruçi nuk pranon shqyrtimin e ligjit për kapjen e bixhozit nga Olsi - Anti-Mafia
Anti-Mafia17 Tetor 2018, 15:51

Ekskluzive / Tronditet qeveria, Rama drejt zbythjes, Ruçi nuk pranon shqyrtimin e ligjit për kapjen e bixhozit nga Olsi

Shkruar nga Pamfleti
Ekskluzive / Tronditet qeveria, Rama drejt zbythjes, Ruçi nuk pranon

Ekskluzive / Tronditet qeveria, Rama drejt zbythjes, Ruçi nuk pranon shqyrtimin e ligjit për kapjen e bixhozit nga Olsi

Të gjithë kundër ligjit të Ramës për kontrollin e lojërave të fatit nga vëlla Olsi, Rama pranon ngrirjen e ligjit nga frika e rrëzimit të qeverisë, ndjek skenarin e ligjit për mbushjen e Shqipërisë me plehra

Edi Rama, kreu i qeverisë më të korruptuar dhe inkriminuar në Evropë sipas raporteve të Perëndimit, pritet të tërhiqet nga projekti i tij për kapjen e tregut të bixhozit në Shqipëri, me atë në vëlla Olsit, ashtu siç bëri me ligjin e plehrave. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk po mbledh Konferencën e Kryetarëve për të futur ligjin e propozuar nga Rama në axhendën e punimeve të Kuvendit. Në raste të tjera, ligje të mbrojtura me kaq zell dhe të propozuara me kaq urgjencë nga Rama, janë futur në axhendën e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar. Në rastin konkret, Ruçi nuk ka vënë në lëvizje organet parlamentare, për të nisur shqyrtimin e ligjit për kapjen e bixhozit nga një dorë.

Në lojë janë qindra milionë euro në vit dhe shumë interesa të fuqishme. Në rastin konkret, Edi Rama, duke përdorur fuqinë si kryeministër ka hyrë mes klaneve, ka propozuar një ligj për t’u hequr lojëra e fatit nga duart disa palëve dhe duke ia dhënë vetëm një pale.

Rama kërkon mbylljen e të gjitha kazinove, bingove dhe llotove sportive, duke ia kaluar një kompanie, e cila ka monopolin e lojërave të fatit online. Pas kësaj kompanie thuhet se fshihet vetë Olsi Rama me disa biznesmenë pranë Ramës. Kjo shpjegon edhe angazhimin urgjent të Ramës për të propozuar dhe miratuar këtë ligj. Ky propozim minon interesa shumë të fuqishme, të cilat do të prodhojnë hakmarrje të tmerrshme dhe të pamëshirshme.

Ligji i Ramës për kapjen e tregut të bixhozit në Shqipëri po trondit themelet e qeverisë. Shumë deputetë të PS nuk pranojnë që ta votojnë këtë ligj. Nga ana e tij, Rama ka nisur një fushatë mashtrimi për të bindur deputetët, duke thënë se zërat kundër këtij ligji vijnë nga burgu. Në lojë ka hyrë edhe vetë Gramoz Ruçi, i cili po refuzon që të shqyrtojë ligjin. Nëse ligji do të shkojë në Parlament dhe të rrëzohet për mungesë votash, kjo do të thotë se qeveria Rama nuk e ka më besimin e shumicës së Parlamentit, pra qeveria konsiderohet e rrëzuar. Mes rrëzimit të qeverisë dhe bllokimit të ligjit për kapjen e bixhozit, Rama është i detyruar të zgjedhë këtë të fundit.

Të njëjtën strategji Rama ka zgjedhur edhe kur deshi të miratonte ligjin që mbushte Shqipërinë me plehrat e Evropës. E çoi ligjin në Parlament, por kur kuptoj se nuk mund t’i bënte dot votat dhe kur pa një reagim të fortë publik, u zbyth, duke e mbajtur ligjin të ngrirë për gati dy vjet me radhë. Për këtë zbythje, Rama sajoi si gjithmonë një alibi, duke thënë se njerëzit ishin dezinformuar nga mediat që nuk pranojnë urdhra nga qeveria dhe që demaskuan propagandën e qeverisë, e cila tentoi t’i paraqiste plehrat e Evropës si lule. Nga frika e rrëzimit të qeverisë dhe për të vazhduar vjedhjen në drejtime të tjera ku nuk ka rezistencë, Rama pranoi që ligji i plehrave të futet në fazë ngrirje prej dy vitesh./Pamfleti

Anti-Mafia Ekskluzive Rama drejt zbythjes Ruçi nuk pranon shqyrtimin e ligjit për kapjen e bixhozit nga Olsi Tronditet qeveria