Salih Mustafa

· Prishtine - Kosova
Kosova13 Shtator 2022, 12:38

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafës t’i shqiptohet dënimi me burgim të gjatë.

Sipas prokurorit Smith, për këtë duhet marrë parasysh realiteti i krimeve dhe efekti që kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre.

Po ashtu, Smith në deklaratën përmbyllëse ka thënë se Mustafa ka pasur rol të dyfishtë, si komandant dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejt në keqtrajtimet që Prokuroria mendon se janë kryer në fshatin Zllash.

“Zyra ime ka kërkuar që ju të jepni një dënim të gjatë me burg të akuzuarit. Ju e dini që ne nuk e bëjmë këtë me lehtësi por vetëm pas një shqyrtimi të thellë të të gjithë faktorëve të cilat do të merren në shqyrtim për caktimin e një dënimi të drejtë në një rast të tillë të rëndë. Realiteti i akuzave i krimeve të akuzuara duke përfshirë efektin shumë të madh që ato kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre është një aspekti i rëndësishëm për tu marrë parasysh. Në këtë rast roli i dyfishtë i të akuzuarit si komandant dhe pjesëmarrës përbën një faktor të madh rëndues për dënimi e tij. Si një autor i drejtpërdrejt Salih Mustafa siguroi që ata që ai kishte nën komandë t’i trajtonin viktimat me brutalitet dhe ashpërsi të veçantë”, ka thënë Prokurori i Specializuar.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar, si i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

 

Prishtine dënim Haga Kosova Prishtine Salih Mustafa

Kosova