Zbulohet sasia e drogës që ndodhej në furgon në Qafë-Thanë - Aktualitet
Aktualitet22 Nëntor 2018, 07:58

Zbulohet sasia e drogës që ndodhej në furgon në Qafë-Thanë

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet sasia e drogës që ndodhej në furgon në

Zbulohet sasia e drogës që ndodhej në furgon në Qafë-Thanë

Policia e Elbasanit dhe FNSH finalizuan një operacionin antidrogë mëngjesin e djeshmëm në Qafë-Thanë. Mësohet se 570 kilogramë kanabis ka qenë sasia e drogës së sekuestruar nga policia.

E gjithë sasia e lëndës narkotike ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky mjet transporti dyshohej se do të kalonte fillimisht në Maqedoni nëpërmjet pikës së kalimit kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.

Pas bllokimit të furgonit të mbushur me drogë u shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i mjetit.

Ndërkaq, mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disa mujore nga antidroga se me këtë furgon trafikoj sasi e madhe droge me destinacion një nga vendet fqinje.

Aktualitet