Aksident i rëndë në Tiranë, vdes shefi i Policisë Operacionale të Gardës Martin Nika - Aktualitet
Aktualitet25 Maj 2018, 10:59

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes shefi i Policisë Operacionale të Gardës Martin Nika

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes shefi i Policisë

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës. Viktima është Martin Nika 50 vjeç.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës, dhe teksa po kalonte rrugën është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e e së enjtes afër Kryeministrisë.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes. Ai është Albert Memia 31 vjeç nga Tropoja.

 

Martin Nika ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai ka shoqëruar personalitete si Bush, Papa dhe zonjës Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.

Aktualitet Aksident i rëndë në Tiranë vdes shefi i Policisë Operacionale të Gardës Martin Nika