Shpërthim i fuqishëm tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë (Video) - Aktualitet
Aktualitet 2 Prill 2018, 17:42

Shpërthim i fuqishëm tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek ish Stacioni i Trenit në Tiranë. Një magazinë elektrike në fund të rrugës “Siri Kodra” është përfshirë në flakë. Flakët gjigante kanë përfshirë një magazinë ku tregtoheshin pajisje elektrik.

Zjarri rrezikon një karburant dhe disa banesa që gjenden pranë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale përllogariten të konsiderueshme. Mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarrëfikëset dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.

Njoftim i policisë

Me datë 02.04.2018,  rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”,  në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet