Shpëtim Idrizi

19 Shtator 2018, 08:2608:26Politike
Shpëtim Idrizi, ‘kortizanja’ e partisë, herë në krahët e Bashës e herë tek Rama. Nuk jeton pa pushtet - Politike
Politike27 Prill 2018, 16:37

Shpëtim Idrizi, ‘kortizanja’ e partisë, herë në krahët e Bashës e herë tek Rama. Nuk jeton pa pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Shpëtim Idrizi është një nga politikanët që e ka mirë me të dyja kahët e politikës. PDIU herë me PD dhe herë me PS. Nuk ka krah politik, por njeh vetëm pushtetin.

Dikur ishte në pushtet me Sali Berishën, por më pas u bashkua me Edi Ramën për disa drejtori ku mund të nxirrte të ardhura për partinë.

Pas koalicionit me Ramën, Idrizi e rriti oreksin duke kërkuar një ministri, por që Rama nuk ia dha kurrë.

Sot, Idrizi është në opozitë, por edhe në qeveri. Ai akoma ka në dispozicion disa drejtori si ajo e Arkivit të Shtetit kun ë krye të saj është Ardit Bido.

Nuk merret vesh se me kë është PDIU. Ajo që kuptohet është se do pushtet dhe pozita në qeverisjes.

Nëse është në opozitë dhe është bashkuar kundër qeverisë Rama, pse i mban ende njerëzite saj në pushtet?

Ose të japë dorëheqjen nga drejtoritë dhe të dalë në krah të Bashës dhe të Kryemadhit kundër qeverisë, ose të mbyllë gojën dhe të kënaqet me ato thërrime që e ushqen Rama.

Por aktualisht, PDIU është në prag të rrënimit. Zgjedhjet e 25 qershorit e fundosen atë si parti, ku madje as kryetari Shpëtim Idrizi nuk mori mandat.

Kjo ka bërë që të ulë orekset e saj për posted he drejtori të reja.

codramol
smile

Politike Basha idrizi Rama