Blerina Gjylameti dhe pushteti që erdhi nga “shtëpia me qira” në Peshkopi - Aktualitet
Aktualitet11 Prill 2018, 13:21

Blerina Gjylameti dhe pushteti që erdhi nga “shtëpia me qira” në Peshkopi

Shkruar nga Pamfleti

Blerina Gjylameti dhe pushteti që erdhi nga  shtëpia me qira në Peshkopi

Ashtu siç shuhen, ashtu edhe lindin yje të rinj brenda radhëve të PS, ose ndryshe qeverisë që aktualisht po e drejton e vetme në pushtet vendin.

Nëse Saimir Tahiri është tërhequr dhe po pret në heshtje pastrimin e emrit të tij nga drejtësia, pasardhësja e tij në parti, Blerina Gjylameti këto kohë po shijon e qetë dhe gjithashtu në heshtje pushtetin që i pari i partisë i ka lënë në dorë.

E përfolur edhe si kandidate e mundshme për ministre, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, Gjylameti është shndërruar në një emër të lakuar në pushtet.

Një nga ato që të kryen punë a hall, i çfarëdo lloji qoftë. Në fakt, që ajo do të shndërrohej në personazh brenda radhëve të së majtës kjo u pa qysh ditën kur deputetja e zgjedhur në vitin 2013 shfaqi ambicien për karrierë politike.

Nga një emër krejt i panjohur, fytyra e saj u shfaq nëpër kopertina revistash dhe ekrane televizive, nëpër emisione për të cilat kandidatja e asaj kohe paguante për t’i bërë elozhe e për ta komentuar si një yll të ri në ngjitje në politikë.

Një yll me sy blu…!

Kështu e nisi karrierën Blerina deri kur preku, si fillim, sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe, Gjylameti nuk u shfaq asnjëherë as agresive e as në pozicionin e gruas luftarake. Thjeshtë kuroi pamjen e jashtme me kujdes, realizoi njohjet dhe lidhjet e duhura dhe priti momentin e vet.

Fundja nuk kishte ç’të bënte tjetër për aq kohë sa brenda partisë kishte radhë, ndërsa në qeveri torta ishte ndarë.

Priti me durim dhe koha tregoi se nuk u gabua.

Me pak hyzmet dhe me njerëzit e duhur, Gjylameti mund të quhet e shpërblyer edhe pse nuk mori asnjë post ministror.

Shenjat u dukën gjatë fushatës së fundit zgjedhore, të cilën Blerina e mbuloi plotësisht me sukses.

Pasi la kostumet serioze në Tiranë, me xhinse dhe t-shirt ajo u shfaq në Peshkopi, ku mori një shtëpi me qira, të cilën e përdori me sukses dhe prej aty, nëpërmjet strategjish të menduara me kujdes e me njerëzit e duhur, drejtoi fushatën dhe i shtroi rrugën vetes për tu bërë personazh me ndikim në qeverinë që do të dilte pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

E kështu ndodhi. Gruaja sportive e fushatës së Dibrës, historitë për të cilën qarkullonin gati-gati si legjenda urbane prej ndikimit që kishte, u kthye triumfatore, shijoi pushimet dhe lidhjet e krijuara tashmë.

Dhe që prej asaj dite Gjylameti vazhdon jetën e qetë, ndërton karrierën me aq sa ka mundësi, ndikon tek miqtë që kanë pushtet me bollëk dhe pret momentin.

Fundja ambiciet përmbushen me durim./Pamfleti.com

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Kryesore Blerina Gjylameti Peshkopi shtëpia me qira