· Shkupi - Aktualitet
Aktualitet 7 Qershor 2022, 20:37

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Shkup, 7 qershor – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti procedurë kundër një shtetasi të Kosovës për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Dhënie të ryshfetit nga neni 358 paragrafi 1 nga Kodi Penal dhe te gjykatësi i procedurës paraprake dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit.

Siç informojnë nga PTHP, 56-vjeçari i dyshuar, sot në mëngjes ishte privuar nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, gjatë daljes nga vendi drejt Republikës së Kosovës, kur u ka dhënë ryshfet prej 50 eurove nëpunësve të policisë të cilët bënin kontroll të furgonit të tij. Paratë i kishte vendosur në pasaportën e tij, duke tentuar që ta bindte udhëheqësin e ndërrimit në vendkalimin kufitar ta lëshojë në dalje pa e kontrolluar automjetin. Malli tregtar të cilin e transportonte furgoni, me urdhër të prokurorit publik është fotografuar dhe dorëzuar në Drejtorinë Doganore për procedurë të mëtutjeshme.

“Duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rrezik që i dyshuari të arratiset, veçanërisht duke pasur parasysh faktin që bëhet fjalë për shtetas të huaj, prokurori kompetent publik gjykatësit në procedurën paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i dorëzoi propozim për përcaktim të masës së paraburgimit, njoftoi PTHP. 

Shkupi