spartak Ngjela

“Dil jashtë, thyej qafën”! Plas sherri në studio. Kujt ju drejtua Spartak Ngjela me këtë gjuhë të ashpër?! - Aktualitet
Aktualitet17 Shtator 2018, 23:30

“Dil jashtë, thyej qafën”! Plas sherri në studio. Kujt ju drejtua Spartak Ngjela me këtë gjuhë të ashpër?!

Shkruar nga Pamfleti
“Dil jashtë, thyej qafën”! Plas sherri në studio.

“Dil jashtë, thyej qafën”! Plas sherri në studio. Kujt ju drejtua Spartak Ngjela me këtë gjuhë të ashpër?!

Avokati Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e “360 Gradë” në Ora News në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!

Barka: O Zheji…

Ngjela: Pusho, do flas unë. Dil jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.

Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.

Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gram.

Aktualitet Panajot Barka spartak Ngjela