Edhe diktatori Hoxha më 1960-ën, spostoi projektin e Pallatit të Kulturës, për të mos prishur xhaminë e Tiranës - Aktualitet
Aktualitet10 Korrik 2018, 13:14

Edhe diktatori Hoxha më 1960-ën, spostoi projektin e Pallatit të Kulturës, për të mos prishur xhaminë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Edhe diktatori Hoxha më 1960-ën, spostoi projektin e Pallatit të

Edhe diktatori Hoxha më 1960-ën, spostoi projektin e Pallatit të Kulturës, për të mos prishur xhaminë e Tiranës

Dëshmi e para 15 viteve, nga Haxhi Hafiz Sabri Koçi

Lufta që ka nisur e po vazhdon mes palëve aktorë-qeveri, futur mes tyre dhe opozita jo se ka “dhimbje” për Teatrin, por për të fituar “kredite elektorale” nga ky konflikt, ka si shkak një vendim “çmendarak” të qeverisë, për të zhdukur jo thjeshtë një ndërtesë me gurë-tulla e tjegulla, siç thotë qeveria dhe drejtorë, ekspertë, aktorë, militantë e aktivist të shoqërisë civile, “laro” që hanë e marrin fonde publike prej saj.

Ata që flasin realisht, po japin alarmin, për ta ndalur shkatërrimin e institucionit të vetëm kombëtar teatral e bashkë me të, zhdukjes së një vlerë historike-arkiteturore që daton 80 vite më parë, ngritur në qendër të Tiranës, në vitet kur në atë vend “parkoheshin” gomerët dhe tufat e bagëtive, që nxirreshin në treg.

Ai objekt, nuk kthehet më si vlerë dhe nuk mund të zvendësohet dot me si histori, nga kullat prej betoni model “kontenier”, që janë planfikuar të ndërtohen sipas pazarit të qeverisë me firmën “Fusha”, shkatërrim të cilin nuk e bëri as Enver Hoxha me godinën e Teatrit, as me godinën e ish-Parlamentit “zogist” që sot është Teatri i Kukullave, që drejtohet një “aktor kukull” i cili po bënë thirrje për rrafshimin e godinës së Teatrit.

Sipas dëshmive, Enver Hoxha nuk rrafshoi as objekte kulti, të cilat i quante “qendrat e opiumit për popullin” e në lidhje me këtë fakt, po kujtojmë një bisedë të bërë 15 vite më parë me të ndjerin Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i cili të Premten e 18 Janarit 1991, rihapi Xhaminë e Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

Në atë bisedë (intervistë), Haxhi Hafiz Sabri Koçin e pyetëm: – Si ëshstë e mundur, që diktatori Enver Hoxha rrafshoi qindra xhami, teqe, mekame e kasha nëpër zonat e thella të Shqipërisë dhe nuk prishi Xhaminë e Et’hem Beut në qendër të Tiranës?!

Përgjigja e tij e plotë, ishte kjo: – “Siç më kanë thënë projektues, të burgosur si “armiq të regjimit komunist”, Pallati i Kulturës-Tiranë ishte vendosur të ndërtohej, atje ku është Xhamia e Et’hem Beut, si projekt për të vazhduar vijën e ndërtesës së Bashkisë e më tej, siç vazhdoi me Hotel Pezën dhe pallatet e tjera, përgjatë bulevardit e deri tek stacioni i Trenit. Në fund të vitit 1959, kur arkitektët rusë, polakë e shqiptarë, i treguan Enver Hoxhës projektin dhe planimetrinë e ndërtimit të Pallatit ët Kulturës, ai e kundërshtoi prerë prishjen e Xhaminë së Et’hem Beut dhe urdhëroi, që Pallati Kultruës të ndërtohej përballë, atje ku është sot, por motivin e kundërshtimit, ai nuk e tha asnjëherë publikisht, megjithëse u hapën fjalë, sikur ia kishte lënë “amanet” i ati.

Ndoshta, referuar prej këtij fakti, kanë motiv që sot thonë, se kryeministri mësues vizatimi, po bënë kundër trashëgimisë historike-kulurore kombëtare në qendër të Tiranës, ato gjëra që në 45 vite sundim të hekurt, nuk i ka bërë as diktatori mësues muzike!/Pamfleti

 

Dossier Edhe diktatori Hoxha më 1960-ën për të mos prishur xhaminë e Tiranës spostoi projektin e Pallatit të Kulturës