sulmuesi argjentinas

U dëmtua në ndeshjen hapëse të kampionatit, konfirmohet dëmtimi i Di Marias, ja sa do të qendrojë jashtë fusha sulmuesi argjentinas - Sport
Sport16 Gusht 2022, 16:19

U dëmtua në ndeshjen hapëse të kampionatit, konfirmohet dëmtimi i Di Marias, ja sa do të qendrojë jashtë fusha sulmuesi argjentinas

Shkruar nga Pamfleti
U dëmtua në ndeshjen hapëse të kampionatit, konfirmohet

U dëmtua në ndeshjen hapëse të kampionatit, konfirmohet dëmtimi i Di Marias, ja sa do të qendrojë jashtë fusha sulmuesi argjentinas

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Angel Di Maria, ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Juventusit në sfidën hapëse përballë Sasuolos, duke shënuar një gol dhe dhuroi një asist.

Në minutën e 66, ai u detyrua të zëvendësohej për shkak të një dëmtimi, gjë që trembi Alegrin dhe tifozët e Juves.

Gjithsesi, duket se dëmtimi nuk është i rëndë. Skuadra bardhezi në komunikatën zyrtare u shpreh: “Angel Di Maria iu nënshtrua këtë mëngjes një ekzaminimi radiologjik në ‘J Medical’ dhe tregoi se ka një dëmtim të shkallës së ulët te muskujt ngjitës në kofshën e majtë. Pas 10 ditësh ai do të rikuperohet”.

Kështu ai do të mungojë në sfidën e radhës përballë Sampdorias dhe pritet të jetë gati për supersfidën me Romën.

Sport Angel Di Maria sulmuesi argjentinas i Juventusit