Talenti i Shpresave shkëlqen në Itali, sulmuesi shqiptar realizon dopietën e dytë radhazi (Video) - Sport
Sport31 Janar 2023, 21:57

Talenti i Shpresave shkëlqen në Itali, sulmuesi shqiptar realizon dopietën e dytë radhazi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Talenti i Shpresave shkëlqen në Itali, sulmuesi shqiptar realizon

Talenti i Shpresave shkëlqen në Itali, sulmuesi shqiptar realizon dopietën e dytë radhazi (Video)

Vetëm 19-vjeç, talenti shqiptar Stiven Shpendi është duke bërë bomberin te skuadra e Çezenës në Serinë C italiane.

Sulmuesi po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e sotme realizoi dopietën e dytë radhazi në kampionat. Shpendi arriti të tundte 2 herë rrjetën në minutat 7 dhe 31 në duelin ndaj Rekanateses, teksa fragmenti i parë u mbyll me rezultatin 0-2 falë dopietës së shqiptarit.

Goli i dytë ishte një perlë e vërtetë, ku me një gjuajtje potente nga distanca, talenti i Çezenës, shtangu portierin kundërshtar.

Sulmuesi 19-vjeçar, që është pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, me këtë dopietë u ngjit në kuotën e 7 golave në 16 ndeshje në kampionat.

Momentalisht skuadra e Çezenës renditet në vendin e dytë me 51 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Rexhianës dhe 2 më shumë se Entela e vendit të tretë.

Sport Cezena Stiven Shpendi