Taulant Balla

Taulant Balla: Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë” - Aktualitet
Aktualitet26 Mars 2018, 18:53

Taulant Balla: Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë”

Shkruar nga Pamfleti
Taulant Balla: Opozita ankohet pse “luftën kundër

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook pas mungesës së kryetarëve të dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Deputeti Balla ironizon duke thënë se “Luli dhe Monika ngatërruan sallën e mbledhjes”, duke iu referuar takimit të përbashkët mes krerëve të PD-së  dhe LSI-së në mesditë.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës në facebook:

Kur tre vite më parë dakordesuam me opozitën ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe për t’ia besuar drejtimin e këtij Këshilli opozitës shqiptare, ne kishim parasysh angazhimin e përbashkët se do të mundohemi të arrijmë që të krijojmë në këtë Këshill një mjedis, ku flitet për problemet e mprehta të integrimit, për sfidat e mprehta të shoqërisë sonë dhe të politikës që na imponohen nga procesi historik i integrimit, duke lënë mbrapa derës të gjithë klimën, që në fakt, nuk i përshtatet shumë frymës së integrimit, siç është klima e Parlamentit çdo të enjte.

Por opozita duket se ngatërroji edhe në këtë rast sallën e mbledhjes, siç bëri Luli dhe Monika në pasdrekën e sotme.

Në fakt Genci, Jorida, Flamuri, Petriti, Tritani etj thjeshtë vijuan mbledhjen e PD-LSI, pa ditur se ishin në një takim tjetër. E njejta kasetë.

Opozita flet për kushte dhe mosarritje, kur Komisioni Europian paralajmëron rekomandimin për hapjen e negociatave pa kushte.

Opozita ankohet pse “luftën kundër korrupsionit” ia kemi besuar “drejtësisë”.

Po kujt tia besojmë?!

Aktualitet