tensionet ne veri te kosoves

Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë lidhje me kriminelin Veljko Belivuk - Kosova
Kosova30 Maj 2023, 09:43

Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë lidhje me kriminelin Veljko Belivuk

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë lidhje me

Mediat në Kosovë kanë publikuar disa fotografi ku shihen protestuesit serbë të cilët  sulmuan KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Protestesit serbë janë krahasuar me kriminelin serb, Veljko Belivuk, dhe thuhet se kanë të njëjtat kapela.

Belivuk është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose ‘Velja Nevolja’ [Problemi Velja]. Anëtarët e klanit të tij kriminal dhunuan forcat italiane të KFOR në Zveçan.

Media, edhe pse kapelja e tillë është mjaft popullore, kanë bërë një lidhje me bandën e Belivuk.

Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë lidhje me

I arrestuar në shkurt, Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e parave dhe një varg vrasjesh brutale në Serbi. I njohur prej kohësh për sjelljen e tij. Ai për vite ka qenë kampioni elektoral i Vuçiç.

Ditën e djeshme, në këtë komunën e Zveçanit pati përleshje mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilat rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët.

 

veljko belivuk kosova tensionet në veri