Tirana me mision kualifikimin, tifozët bardheblu hedhin sende të forta pranë portierit të Dudelanzh (Video) - Sport
Sport12 Korrik 2022, 21:19

Tirana me mision kualifikimin, tifozët bardheblu hedhin sende të forta pranë portierit të Dudelanzh (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tirana me mision kualifikimin, tifozët bardheblu hedhin sende të forta

Tirana me mision kualifikimin, tifozët bardheblu hedhin sende të forta pranë portierit të Dudelanzh (Video)

Tirana po luan me Dudelanzhin ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator në Champions League. Pjesa e parë e këtij takimi të zhvilluar në “Air Albania” është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 21 të sfidës mes Tiranës dhe Dudelanzh, gjyqtari i takimit, ndërpreu për disa momente duelin për shkak të një sendi të hedhur në fushë, duke paralajmëruar kështu edhe tifozët bardheblu.

Një pjesë stoli të thyer u hodh nga tifozët e Tiranës në afërsi të zonës së Dudelanzhit. Ky send i fortë, u mor nga gjyqtari dhe u dërgua pranë arbitrit të katërt, për të shërbyer si provë në relacionin e sfidës. Për më tepër shikoni videon:

Sport Champions League Dudelanzh Tirana