Kokainë në autobusin Tiranë-Athinë, shoferi braktis mjetin - Aktualitet
Aktualitet22 Prill 2018, 21:11

Kokainë në autobusin Tiranë-Athinë, shoferi braktis mjetin

Shkruar nga Pamfleti
Kokainë në autobusin Tiranë-Athinë, shoferi braktis mjetin

Kokainë në autobusin Tiranë-Athinë, shoferi braktis mjetin

Rreth 1 kilogram kokainë janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës nga policia greke. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në autobusin e linjës Tiranë-Athinë.

Pakoja e kokainës ishte fshehur në frigoriferin e autobusit dhe shoferi sapo kuptoi zbulimin e drogës nga policia greke është larguar duke hyrë në territorin shqiptar.

Sipas informacioneve ka patur edhe një shoqërues me shoferin shqiptar dhe që të dy janë larguar, ndërsa autobusi më herët kishte kaluar edhe kontrollin e doganës shqiptare.

Pasagjerët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në stacionin kufitar dhe vazhduan udhëtimin me një tjetër autobus.

Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I.

Aktualitet Athinë autobusi Kokaina Shoferi Tiranë