Trafik armësh, kush është 44-vjeçari shqiptar i arrestuar në Morinë - Kronike
Kronike15 Prill 2018, 17:59

Trafik armësh, kush është 44-vjeçari shqiptar i arrestuar në Morinë

Shkruar nga Pamfleti
Trafik armësh, kush është 44-vjeçari shqiptar i arrestuar

Tre pistoleta, tip “Glock” si dhe 25 fishekë iu gjetën një shtetasi nga Kosova që udhëtonte drejt Shqipërisë këtë të dielë.

Hamdi Mavriqi, 44 vjeç nga Prishtina, udhëtonte me një makinë tip Seat, kur u ndalua në pikën kufitare dhe u përzgjodh nga policët për t’u kontrolluar.

“Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk ka informacion për çfarë qëllimi po futeshin armët në Shqipëri, por i arrestuari është marrë në pyetje për të zbuluar bashkëpuntorët e mundshëm.

Kronike kush është 44-vjeçari shqiptar i arrestuar në Morinë Trafik armësh