trafiku i drogës

Monika Kryemadhi, nga trafiku i vizave e seksere e rrugëve, te trafiku i drogës më karrocën e fëmijëve dhe shoferin person - Aktualitet
Aktualitet 3 Janar 2019, 19:58

Monika Kryemadhi, nga trafiku i vizave e seksere e rrugëve, te trafiku i drogës më karrocën e fëmijëve dhe shoferin person

Shkruar nga Pamfleti
Monika Kryemadhi, nga trafiku i vizave e seksere e rrugëve, te trafiku i

Bashkëshortja e Ilir Metës ka qënë dhe është njeriu që ka lëvizur në prapaskenë të gjitha fijet e maskarallëqeve të kësaj familjeje. Monika ka qënë sekserja e tenderave që janë zhvilluar kur Meta ka qënë kryeministër dhe vëllai i saj drejtor i përgjithshëm i rrugëve. Listat e emërimeve të militantëve të LSI në postet më të rëndësishme, bashkë me “taksën” e postit që paguanin, është mbajtur gjithnjë nga Kryemadhi. Asnjë emërim nuk bëhej pa kaluar në “filtrin” e Monikës. Si u përfshi Kryemadhi në trafikun e drogës kokainë me shoferin e saj por dhe lëvizjen e parave të pista dhe drogës me karrocën e fëmijëve të saj, nëpër pikat e kalimit kufitar. Emri i Monikës gjendet dhe në dosjen e pendesës së Almir Rrapit dhënë për FBI-në

Monika Kryemadhi, në pamje të parë duket se nuk ka pasur asgjë në dorë për të realizuar maskarallëqet që ka pasur në mendje. Por nëse pyet një ministër të çfarëdoshëm që ka qënë në qeverisjen e Fatos Nanos, Sali Berishës apo të Edi Ramës, mund të ta thonë me bindje të plotë se “përbindëshi” i vërtetë ka qënë pikërisht bashkëshortja e Ilir Metës, Monika.

Nëse Ilir Meta bënte pazarin vetë dhe firmoste si titullar, kryeministër apo zv.kryeministër sipas rastit, personi që vendoste çmimin dhe njëherësh ishte dhe “taksambledhësi” i parave, ka qënë Monika.
Kryemadhi mbante listën e njerëzve që do të emëroheshin, duke qënë dhe “filtri” i cili vendoste për postet respektive apo për refuzimin e tyre mbi bazën e pagesës, por njëherësh mbante dhe radhën e dorëzimit të shumave respektive të përcaktuara më parë sipas rëndësisë së posteve.

Askush nuk shpëtonte pa paguar për postin që kishte marrë nga familja Meta-Kryemadhi, dhe nëse dikush mendonte të punonte për vete, shumë shpejt do të flakej nga drejtimi e zëvendësohej me një person tjetër i bindur. Sa herë e kanë provuar Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço të bënin ndonjë punë vetëm për vete, aq herë u është vjedhur shtëpia me grabitje, aq herë janë larguar nga posti dhe aq herë janë “gjobitur” për t’u rikthyer sërish qoftë si ministra apo për të qënë deputetë të sigurtë.

Monika ka filluar që herët biznesin e saj politik, teksa gjente klientelë për të shtuar radhët e delegacioneve të FRESSH kur ishte kryetar Ilir Meta, përkundrejt një pagesë të majme për vizë, në këtë emigracion të organizuar të kësaj familjeje me organizatën e të rinjve socialistë. Biznes që e zhvilloi në një stad tjetër kur u bë vetë kryetare e FRESSH, dhe për më tepër që i emëroi në krye të disa institucioneve tepër të rëndësishme dhe që bënin para, pikërisht këta adoleshentë të cilët s’kishin mbaruar ende universitetin.

Rasti i kreut të FRESSH për Tiranën, lushnjarit adoleshent Myftiu ka qënë spektakolar teksa u emërua në krye të Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare e trajtimit të Personaliteteve. Kjo u shoqërua dhe me tenderat për pajisjen me enë guzhine, lugë e pirunj, ku këto të fundit arritën që të kushtonte një “set”, miliona lekë. Pavarësisht se u fut dhe në tenderat e rrugëve diku përmes të vëllait Drini Kryemadhi, diku përmes bashkëshortit kryeministër, Monika Kryemadhi ishte sekseri që merrte përqindjen nga firmat që kërkonin të fitonin tenderin.

Por të gjitha këto lëvizje u shoqëruan dhe me përfshirjen e Monikës në një përpjekje për pasurim më të shpejtë, duke përdorur makinat në vëna në dispozicion, për trafikun e drogërave të forta.
Një rast qëlloi e pafat, pasi shoferi i saj u kap me një sasi lënde narkotike kokainë në Morinë, teksa tentonte ta trafikonte përmes Kosovës në vendet e BE. Shoferi nuk tregoi burimin, por u justifikua me argumentin se nuk dinte çfarë kishte në makinë.

Ky është versioni zyrtar, pasi në të vërtetë ai ishte rrëfyer në organet ligjzbatuese, dhe dosja në ngarkim të tij ka të përfshirë dhe emrin e Monikës si pronare reale e mallit kokainë dhe më pas i është përdorur si mjet presioni sa herë ajo ka “trashur” zërin ndaj personave të veçantë. Ndërkohë që Monika akuzohet se ka qënë “pritësja” e mallit dhe e parave që sillte Almir Rrapi, ish sekretari i Ilir Metës në Ministrinë e Jashtme. Në dëshminë e tij të pendesës në zyrat e FBI në SHBA, Almir Rrapi ka përmendur dhe emrin e Monika Kryemadhit si njeriu kryesor që menaxhonte masakarallëqet e Ilir Metës në prapaskenë.

Nga ana tjetër Kryemadhi akuzohet se ka nxjerrë drogë dhe para të pista jashtë vendit, duke shfrytëzuar lëvizjen sëbashku me fëmijët e saj, duke e fshehur “mallin” në karrocën e tyre. Në përfundim, Kryemadhi është personi që ka gjithë llogarinë e maskarallëqeve të Ilir Metës por që ka në ngarkim dhe pronësi dhe makinerinë e rëndë të ndërtimit, vinçat e ngarkim shkarkimit nëpër porte, të vetmit e këtij lloji, si dhe betoniere të tonazheve të ndryshme. Duke zotëruar njëherësh dhe guroret e Dajtit dhe të Fushë-Krujës.

Ju tregojmë disa nga krimet dhe abuzimet e Monika Kryemadhit

1.Ajo akuzohet se qëndron prapa shumë makinacioneve dhe vjedhjeve që ka bërë Ilir Meta gjatë periudhës që ka qënë kryeministër.
2.Ajo akuzohet se ka ndikuar në anulimin e tenderit të rrugës së Velipojës, pasi biznesmeni afër familjes në atë kohë ofroi më më shumë ryshfet. Rezultati është se, as sot e kësaj dite nuk është bërë kjo rrugë.
3.Ajo akuzohet si personi që është marrë me të gjithë makinacionin e shitjes së vagonëve të ardhur nga Austria falas nga qeveria e këtij vendi, dhe ka qënë shoferi i saj ai që ka tërhequr paratë në emër të Metës dhe Kryemadhit.

4.Ajo akuzohet se kur Ilir Meta ishte kryeministër i vendit, futi në dorë përmes ish kreut të FRESSH për Tiranën Drejtorinë e Shërbimeve qeveritare, duke realizuar blerje milionëshe vetëm për enë guzhine.
5.Ajo akuzohet se nga pozicioni i kryetares së FRESSH ka spekuluar me delegacionet rinore jashtë vendit, duke favorizuar emigracionin ilegal përkundrej pagesave të majme për viza.
6.Ajo akuzohet se përmes vëllait të saj Drini Kryemadhi në kohën kur ai ka qënë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve ka përfituar përqindjet nga të gjithë tenderat e organizuara, përfshirë këtu dhe rrugën Tiranë-Shkodër.

6.Ajo akuzohet se menaxhon guroret e Dajtit dhe të Fushë-Krujës si dhe ka disponibël ku i lëshon me qira, vinçat e mëdhenj të ngarkim shkarkimit në portin e Shëngjinit dhe të Durrësit, si dhe betoniere dhe mjete të tjera transporti.

7.Ajo akuzohet si pronare e drogës të kapur në makinën e shoferit të saj në Morinë. Ai posedonte një sasi të madhe droge të fortë kokainë dhe heroinë që po e trafikonte në Kosovë dhe ndoshta për më tej në Europë. Shoferi i Monikës asokohe bëri burg thjeshtë e vetëm për transportin e kësaj sasie droge duke nënvizuar faktin se nuk e dinte se çfarë kishte në makinë. Ndërsa dëshmia e tij se droga ishte e Monikës u varros në atë kohë, ku si gjithnjë gjykatat kanë qënë në funksion të qeverive të radhës.

8.Ajo akuzohet se ka qënë “pritësja” e mallit dhe e parave që sillte Almir Rrapi, ish sekretari i Ilir Metës në Ministrinë e Jashtme. Në dëshminë e tij të pendesës në zyrat e FBI në SHBA, Almir Rrapi ka përmendur dhe emrin e Monika Kryemadhit si njeriu kryesor që menaxhonte masakarallëqet e Ilir Metës në prapaskenë.

9.Ajo akuzohet se ka nxjerrë sasira të mëdha lëndësh të forta narkotike dhe parash cash në pikat e kalimit kufitar shqiptar në të gjitha rastet duke përdorur karrocën e fëmijëve.
10.Ajo akuzohet se gjatë qeverisjes me PD dhe PS, bënte shpërndarjen e posteve për militantët e LSI dhe mblidhte “taksën” e pushtetit nga të gjithë të emëruarit në poste të larta, sipas kuotave të përcaktuara më parë.

11.Ajo akuzohet se mbante kontaktet me të gjithë ministrat e LSI në qeverisjen e Berishës dhe të Ramës dhe kishte listën detyruese të kontributeve të tyre për familjen Meta-Kryemadhi, ku dorëzimi bëhej ose në njërën nga shtëpitë në Tiranë ose në vilën në gjirin e Lalzit./Pamfleti

Kryesore krimet Monika Kryemadhi trafik droge