Tritan shehu

19 Maj 2018, 09:2809:28Politike
Babai i shkruan deputetit demokrat për djalin ‘’gay’’, i përgjigjet Tritan Shehu - Politike
Politike31 Mars 2018, 08:08

Babai i shkruan deputetit demokrat për djalin ‘’gay’’, i përgjigjet Tritan Shehu

Shkruar nga Pamfleti
Babai i shkruan deputetit demokrat për djalin

Babai i shkruan deputetit demokrat për djalin ‘’gay’’, i përgjigjet Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me një rast konkret, në një kohë kur në media është ndezur debati mbi komunitetin LGBT dhe aktiviteteve që ata kryejnë në gjimnaze të Tiranës, Ai ka publikuar postimin e tij në Facebook ku thotë se një baba, i ka shkruar se i biri i tij që është vtëm 13 vjeç, është “gay” dhe në shkollë po diskriminohet për këtë gjë.

Postimi i Tritan Shehut në Facebook

Dicka rreth homoseksualitetit mbi te cilin po diskutohet e po spekulohet keto dite:
Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate « gay » dhe qe sipas tij po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim.

Une ju pergjigja:
« 13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale. Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit. Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si “burre”, mesojeni te jete i forte, perballues, etj!

Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione ».
Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» te Povias.

I lutem medias ta tranzmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem.

 

Politike ish-ministri i Shëndetësisë Tritan shehu