United dhe City në garë për shërbimet e

United dhe City në garë për shërbimet e yllit të Bayernit - Sport
Sport16 Prill 2018, 15:26

United dhe City në garë për shërbimet e yllit të Bayernit

Shkruar nga Pamfleti
United dhe City në garë për shërbimet e yllit të

United dhe City në garë për shërbimet e yllit të Bayernit

Thiago Alcántara është mesfushori kreativ, që Guardiola dëshiron ta marrë në “Etihad”. “Sezonin e ardhshëm, David nuk mund të luajë çdo ndeshje, kështu që skuadra duhet të jetë e mrekullueshme”, – shpjegoi trajneri spanjoll në një konferencë shtypi për Silva.

Dhe, sipas “Daily Mail”, Thiago Alcantara është i zgjedhuri i Pep për “kullën e regjisë” së Manchester City. Por, “qytetarët” nuk do të jenë vetëm në këtë betejë, sepse fqinj i tyre, Manchester United, gjithashtu, e ka vendosur në objektivat e veta të merkatos ish-mesfushorin e Barcelonës.

Ky operacion mund të kushtojë rreth 65-70 milionë euro. Kujtojmë se Alcantara la “Camp Nou” për të shkuar te Bayern Munich nga kërkesa e Guardiolës, ndaj nuk është çudi që t’i bashkohet ish-trajnerit të tij edhe te Manchester City.

Sport United dhe City në garë për shërbimet e yllit të Bayernit