Zlatan Ibrahimovic nuk surprizon asnjëherë! Tjetër deklaratë “alla-Ibra” - Sport
Sport28 Korrik 2018, 17:46

Zlatan Ibrahimovic nuk surprizon asnjëherë! Tjetër deklaratë “alla-Ibra”

Shkruar nga Pamfleti
Zlatan Ibrahimovic nuk surprizon asnjëherë! Tjetër deklaratë

Zlatan Ibrahimovic, një nga figurat më arrogante, por njëkohësisht dhe një nga më të dashurat për futbolldashësit anëmembanë botës ka folur sërish… e kur flet Ibra, të gjithë mbajnë vesh. Sulmuesi suedez foli kësaj radhe për një nga ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës së tij, LA Galaxy, derbi kundër LA Football Club.

Bomberi ishte vendimtar për skuadrën e tij në përmbysjen e rezultatit nga 2-0 në 2-3 dhe mori vërshëllimat e të gjithë tifozëve kundërshtarë. E çfarë tha Ibra për këtë gjë?

 “Nëse më duhet të jem i sinqertë, ky stadium është shumë i vogël për mua. Jam mësuar të kem 70 mijë shikues. Kur të vërshëllejnë 70 mijë shikues përpiqesh të japësh maksimumin dhe t’i bësh gjërat ashtu si duhet. Nëse të vërshëllejnë 20 mijë vetë, me gjithë respektin, për mua është si një stërvitje.”

Sport Ibrahimovic LA Galaxy