Politike10 Shtator 2019, 15:16

Takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, Hajdari: Prioritet zgjidhja e ngërçit politik në vend

Shkruar nga Pamfleti
Takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, Hajdari: Prioritet zgjidhja

Siç u raportua ditën e djeshme, ekspertët e Komisionit të Venecias që ndodhen në Tiranë po vijojnë takimet me zyrtarë të vendit në ditën e parë të misionit të tyre faktmbledhës.

Komisioni ka “zbarkuar” në Tiranë, pas kërkesës që Kuvendi i Shqipërisë i adresoi për të marrë opinion në lidhje me kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, në çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Në vazhdën e axhendës zyrtare ata janë takuar edhe me deputetët e opozitës në Parlament. Lajmin e ka bërë të ditur vet Rudina Hajdari e cila është shprehur entuziaste për praninë e tyre duke thënë se kontributi i tyre për zgjidhjen e krizës do të jetë vital për vendin.

Postimi  i Rudina Hajdarit:

Sot në mëngjes në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës zhvilluan një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të aktivitetit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

Deputetët e pranishëm vlerësuan rolin e rëndësishëm këshillues të Komisionit të Venecias si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe mbi rolin që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë në zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Politike