Kosova20 Nëntor 2022, 16:56

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkallëzimin e masave ndaj qytetarëve nga komuniteti serb, të cilët nuk i konvertojnë targat ilegale serbe në ato RKS, së fundmi ka pësuar ndryshim.

Masa e gjobitjes ndaj atyre që nuk i riregjistrojnë targat që pritej të hyjë në fuqi nga 21 nëntori, është shtyrë për një ditë – do të zbatohet nga e marta e 22 nëntorit.

Tërheqja për 24 orë të tjera u bë e ditur të dielën nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, konform planifikimeve operacionale ka vazhduar angazhimet policore në zbatim të ligjit dhe të rendit kushtetues, si dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me  Nr.05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, vijon më tej komunikata e Policisë së Kosovës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Planifikimi për zbatimin e ligjit dhe rendit kushtetues si duket u vendos të ndryshojë ashtu sikurse vendimi i marrë një ditë para takimit të shumëpritur Albin Kurti – Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Takimi mes nivelit të lartë të negociatave Kosovë-Serbi është konfirmuar sikurse nga Kurti e Vuçiçi, gjithashtu edhe nga pala ndërmjetësuese, Bashkimi Evropian.

Derisa Qeveria e Kosovës nuk dha detaje lidhur me takimin, Vuçiç deklaroi se nuk pret rezultate pozitive.

Brukseli nga ana e tij ka njoftuar se përveç takimeve të veçanta me të dyja palët, mund të ketë edhe një takim trepalësh Kurti-Vuçiç-Lajçak.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq dialogu Kosovë-Serbi Targat ilegale