Deputetja Rudina Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Italisë, me të cilin ra dakord që Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë.
“Me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, sot ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë shumë për të zgjidhur problemin e korrupsionit i cili është një nga gangrenat e shoqërisë tonë.
Administrata shtetërore nuk mund të vazhdojë të jetë strehë për militantët të cilët postin e shohin si shpërblim për votat e mbledhura, por duhet të jetë strehë për njerëzit e aftë dhe me integritet që duan ti shërbejnë vendit.
Klasa politike nuk mund të vazhdojë të perceptohet si një grupim njerëzish që pasurohen në kurriz të burimeve të vendit, por duhet të kthehet në një skuadër që debaton e shpie përpara ide që begatojnë shoqërinë.
Ramë dakord me zotin Di Maio që të shkëmbejmë gjithashtu eksperiencat tona si grupim me Lëvizjen “5 Yje” në Itali.”, shkruan Hajdari.