Bota 6 Dhjetor 2018, 18:27

Taksa e Kosovës, ndëshkim për Serbët! “Nuk kemi bukë dhe qumësht”

Shkruar nga Pamfleti
Taksa e Kosovës, ndëshkim për Serbët! “Nuk kemi

Taksa e Kosovës, ndëshkim për Serbët! "Nuk kemi bukë dhe qumësht"

Serbët e shohin si ndëshkim taksën e vendosur nga Kosova për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. “Nuk kemi bukë, nuk e kemi merituar këtë”- shprehen serbët të indinjuar.  

Nga ana tjetër ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Endrit Shala ka thënë se taksa e vendosur është mëse e drejtë dhe është vendosur për Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën pas sjelljes së këtyre dy vendeve në raport me Kosovën.

Ministri Shala ka thënë se taksa do të qëndrojë 100% derisa Kosova të njihet si vend i pavarur nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.                                                                                                                    “Vendosja e kësaj mase ka qenë akti ynë i fundit që Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ta trajtojnë Kosovën, ashtu siç duhet”, tha Shala.

Po ashtu, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i vendosur se taksa do të hiqet në momentin kur këto vende do të pranojnë Kosovën e pavarur.

Ndërkohë Serbia ankohet për mallin që tashmë ka mbetur stok në debot e tyre.

“Nuk kemi as bukë, as qumësht, as asgjë. Ky është problem për serbët e Kosovës dhe ne nuk e kemi merituar këtë. Është e vështirë edhe për shqiptarët, edhe për serbët”,- shprehet Serbia.

Megjithatë Kosova e vendosur duket se nuk do të ndryshojë qëndrim pasi kjo taksë po ndikon pozitivsht për ata sipas ministrit të Tregtisë.                                                                                                        “Kjo ndikon pozitivisht në rritjen e produkteve të vendit, si edhe rritjen e produkteve nga Shqipëria”, u shpreh Ministër i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

Rajoni Endrit Shala Kosova Serbia