Pas vendosjes së pagesës për “Rrugën e Kombit”, ndonëse qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre kanë paguar deri më tani 1.5 miliardë euro për ndërtimin e saj, radha u ka ardhur akseve të tjera rrugore për t’u bërë me pagesë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, teksa foli për koncesionin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, tha se pagesa e saj nuk do të vihet këtë shtator, por sapo të ndërtohet. Emëruesi i përbashkët i gjithë këtij maskarallëku të qeverisë shqiptare është se, pavarësisht se paguhet tek fatura e taksës së transporteve dhe karburantet, pavarësisht se kanë çmimin më të shtrenjtë të naftës në rajon, sërish drejtuesit shqiptarë të automjeteve do të paguajnë për rrugën nga ku lëvizin. Shqiptarët paguajnë 160 milionë euro taksa për rrugët në vit, ndërsa qeveria shpenzon më pak për ndërtimin e mirëmbajtjen e tyre, por Rama kërkon sërish para
Kryeministri Edi Rama nuk rresht së vjedhuri qytetarët shqiptarë përmes makinacioneve me rrugët, duke i detyruar ata të paguajnë në të gjitha rastet.
Pas vendosjes së pagesës për “Rrugën e Kombit ”, ndonëse qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre kanë paguar deri më tani 1.5 miliardë euro për ndërtimin e saj, radha u ka ardhur akseve të tjera rrugore për t’u bërë me pagesë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, “shtriga” e Ramës, Belinda Balluku, teksa foli për koncesionin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, tha se pagesa e saj nuk do të vihet këtë shtator.
Duke qënë se për Belindën prioritet është zgjerimi i rrugës, ajo tha se në të ardhmen do vendoset dhe tarifa, dhe është ndalur në elementë të detajuar të kësaj pagese.
Ministrja ka sqaruar dhe mënyrën si do të bëhen pagesat, duke thënë se gjithçka do të bëhet në varësi të rrugës që do të përshkruajë çdo automjet. “Janë dy. Do të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo çdo dalje të paguhet me një tarifë”, ka sqaruar Balluku.
Por emëruesi i përbashkët i gjithë këtij maskarallëku të qeverisë shqiptare është se, pavarësisht se paguhet tek fatura e taksës së transporteve dhe karburantet, sërish drejtuesit shqiptarë të automjeteve do të paguajnë për rrugën nga ku lëvizin.
Dhe Rama, pasi ka dhënë me koncesion përmes PPP-ve për oligarkët klientë të tij të gjitha rrugët, duke garantuar vjedhjen e sigurtë të miliona eurove që paguhen nga shqiptarët, tani i takson sërish direkt dy herë qytetarët shqiptarë. Një vjedhje e pastërt e qeverisë së PS.
Për të qënë korrektë me qytetarët po i sqarojmë gjërat një nga një.
Kështu, tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disafish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore.
Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës. Shqiptarët paguajnë taksa direkte për rrugët gjatë një viti fiskal më shumë se sa qeveria shpenzon për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e tyre.
Në vitin 2018 qytetarët paguan 19 miliardë lekë ose 159 milionë euro taksa direkte për rrugët, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet. Nga kjo shumë 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro u paguan nëpërmjet taksës së qarkullimit rrugor, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet. Ndërsa rreth 600 milionë lekë ose mbi 4 milionë euro janë paguar taksa direkte nga rruga e Kombit (arkëtimet për rrugën e Kombit janë përllogaritur nga të ardhurat vjetore që përllogarit kompania në kontratë rreth 13 milionë euro. Taksat nisi të mblidhet gjatë tremujorit të fundit 2018).
Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15.4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës. Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdoren për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistike, siguri etj.
Siç shihet nga të dhënat zyrtare, të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta nga rrugët ishin 19 për qind më të larta se shpenzimet nga fondet e brendshme në rrugë.
Katër vjet më parë qeveria shqiptare pajtoi një kompani të njohur greke për të hartuar Strategjinë Kombëtare të Rrugëve me Pagesë.
Për 6 muaj Egnatia Odos studioi të gjithë rrjetin rrugor të Shqipërisë dhe në fund dorëzoi raportin, në të cilin listoheshin akset potenciale për t’u bërë me pagesë si dhe tarifat përkatëse, që duhet t’u ngarkoheshin qytetarëve. Sipas raportit, niveli i tarifave të kalimit në rrugë duhet të varionte nga 0.01 euro për kilometër deri në 0.035 euro për kilometër. Kjo e fundit është gjykuar nga konsulenti si nivel maksimal i tarifës së kalimit që mund të përballojnë qytetarët shqiptarë. Pra e thënë ndryshe kompania konsulente i sugjeroi qeverisë që në një rrugë me gjatësi 100 kilometër, tarifa e kalimit për automjetet duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar nuk duhet të ishte më e lartë se 3.5 euro në rastin më të keq.
Por rekomandimi u thye që herën e parë. Në koncesionin e autostradës Milot-Morinë, një segment me gjatësi totale 116 kilometër, qeveria e vendosi tarifën e kalimit 5 euro, pra 25 për qind më të rëndë se sa niveli maksimal i përballueshmërisë që sugjeroi konsulenti.
Vendosja e tarifës mbi nivelin e përballueshmërisë, coi në zemërimin e qytetarëve Kuksianë. E gjendur përballë protestave, qeveria lehtësoi tarifat e kalimit për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, por koston e transferoi sërish në buxhet duke ja u ngarkuar të gjithë qytetarëve.
Skenari i Milot-Morinë po përsëritet, madje këtë herë edhe më i rëndë. Pak ditë më parë ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vjeshtë qeveria do të nisë procedurat për të bërë me pagesë aksin më të rëndësishëm rrugor të vendit, Superstradën Tiranë-Durrës.
Tarifa e kalimit mendohet të jetë nga 2 deri në 5 euro për çdo automjet, në varësi të madhësisë së tij.
Tarifa maksimale e kalimit në këtë rrugë nuk duhet të ishte më shumë se 1 euro për kalim në të gjithë distancën e saj. Kalojnë rreth 50 mijë mjete në ditë…
Kjo do të thotë se janë të paktën 50 milionë euro në vit të ardhura të garantuara për privatin (qeverinë).
Pra shqiptarët paguajnë 160 milionë euro taksa për rrugët në vit, Qeveria shpenzon më pak për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Por sërish do paguajnë për rrugën ku kalojnë./Pamfleti