Aktualitet 7 Shtator 2019, 15:32

Taksidarët e AKU-së vijojnë goditjet, bllokohen 2 subjekte për mungesë të kushteve higjenike

Shkruar nga Pamfleti
Taksidarët e AKU-së vijojnë goditjet, bllokohen 2 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdoi edhe sot me aksionin e kontrollit të subjekteve tregtare, ku gjobiti 3 biznese dhe u bllokoi aktivitetin 2 prej tyre.

AKU bllokon me dhjetra kg mish të pasigurt pas kontrolleve të ushtuara në tre subjekte që ushtronin aktivitetin në fushën e tregtimit të mishit, kamping dhe piceri në Leskovi-Kolonjë, Sotirë të Korçës dhe Pogradec, AKU i ka gjobitur me 1.1 milion lekë në total të trea për kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Njoftimi i AKU:

AKU BLLOKON ME DHJETRA KG MISH TË PASIGURT, GJOBIT ME 1.1 MILION LEKË 3 SUBJEKTE DHE IU NDËRPRET AKTIVITETIN 2 PREJ TYRE: NJËSI TREGTIMI, KAMPING DHE PICERI ME KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME HIGJENO-SANITARE

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ushtroi kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum. Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! ?

Aktualitet