Tallje e hapur! Sadiku refuzon Shqipërinë dhe nuk pranon ftesën!

Nuk vlen asnjë koment! Të qash me lot, apo të qeshësh me paaftësinë e FSHF-së, Loret Sadiku refuzon kombëtaren. E kuptuat mirë: Loret Sadiku refuzon Shqipërinë! Federata Shqiptare e Futbollit shpall listën e kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit, përfshin aty bujshëm edhe Loret Sadikun, por 48 orë më pas njofton se mesfushori nga Kosova nuk do të vijë fare.

Sipas “gazetasheshi” në Kosovë, Sadiku insiston të luajë për Kosovën, ndaj nuk do t’i bashkohet në grumbullim Shqipërisë. Kështu kanë bërë të ditur dy burime të gazetës të afërta me lojtarin.

Loreti ka marrë ftesën e Panuçit, por nuk do të grumbullohet me Shqipërinë. Loreti dëshiron të luajë vetëm për Kosovën. Është dëshira e tij të luajë vetëm për Kosovën. Federata e Kosovës është duke punuar me FIFA-n që ai ta fitojë të drejtën të luajë me Kosovën.

“Kemi informatë që Federata do ta bëjë edhe një kërkesë tjetër që ta marrë lejen nga FIFA, meqë Sadiku nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Shqipërinë”, ka thënë një familjar i Sadikut në kushte anonimiteti.

Loading...

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti