Sport16 Gusht 2019, 11:14

Tare mik, çon mbrojtësin e Shqipërisë në Serie B

Shkruar nga Pamfleti
Tare mik, çon mbrojtësin e Shqipërisë në Serie B

Salernitana e ka seriozisht për Kastriot Dermakun. Mbrojtësi i Shqipërisë la ekipin e Cosenzës për t’u transferuar te Parma, por duket se hapësirat për të do të jenë të limituara.

Ekipi i dytë i presidentit Lotito duket se do me patjetër mbrojtësin shqiptar. Shtatlarti mund të huazohet nga Parma drejt ekipit të Salernitanës duke u rikthyer sërish në Serie B.

Problem mbetet paga e lartë e Dermkut te Parma, një shifër që Slernitana nuk ja ofron dot. Dermaku me shumë mundësi nuk do të pranojë të huazohet, pasi kërkon të luajë shanset e tij në elitën e futbollit italian.

Sport Igli Tare Kastriot Dermaku