Prej shtatorit të vitit 2018 nisën pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit. Tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks janë goxha të larta duke pasur parasysh nivelin e jetesës në Shqipëri e Kosovë. E vetmja gjë pozitive është se për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.
Ish -deputeti i Partisë “Nisma’ Milaim Zeka duke folur rreth tarifës që duhet të paguajnë përdoruesit e rrugës së Kombit, e ka quajtur një çmenduri. Ai ndër të tjera ka thënë se ekonomia e Shqipërisë do të shkatërrohej nëse turistët kosovarë do të bojkotonin.
“Taksa për Kosovën për veturat dhe për Kamionët është çmenduri. Shqipëria vdes po të bojkotohet pa turistët e Kosovës. I tërë bregdeti jeton nga paratë e Kosovarëve gjatë tre muajve të verës. Albin Kurti duhet të veprojë për taksën. Rama ka shitur pallavra dhe kurrë nuk ka bërë diçka për tu krenuar.”ka thënë ndër të tjera Zeka.