Aktualitet15 Tetor 2018, 09:59

Tarifat e korrupsionit në drejtësinë e Metës dhe Berishës, zbulohen shifrat marramendëse deri në 500 mijë euro për një

Shkruar nga Pamfleti
Tarifat e korrupsionit në drejtësinë e Metës dhe

Ekspertët thonë se për t’u emëruar prokuror apo gjyqtar në drejtësinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, duhet të paguaje 100 deri në 300 mijë euro, por shumë gjyqtarë të rinj, kanë pohuar në rrethe të ngushta se kanë paguar deri në 500 mijë euro

Në dokumentin e analizës së sistemit aktual, hartuar nga ekspertë vendas dhe të huaj, flitet për tarifat e korrupsionit për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Ky sistem i korruptuar nga themelet është mbrojtur me forcë nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe lukunia e tyre në gjykata dhe prokurori.

Ekspertët thonë se për t’u emëruar prokuror apo gjyqtar në drejtësinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, duhet të paguaje 100 deri në 300 mijë euro, por shumë gjyqtarë të rinj, kanë pohuar në rrethe të ngushta se kanë paguar deri në 500 mijë euro.

Sipas analizës: “Duke qenë se shifrat që thuhet se paguhen për këto pozicione janë marramendëse (100.000 deri 300.000 Euro për disa pozicione), është e natyrshme të besohet se këta funksionarë të drejtësisë do të korruptohen për t’i rimarrë (dhe mundësisht shumëfishuar) ato.

Të dhëna jo zyrtare që qarkullojnë në publik dhe janë konsistente në kohë, sugjerojnë se cikli i pagesave korruptive fillon që me policinë gjyqësore, oficerë të korruptuar të së cilës pranojnë pagesa për të shkatërruar provat në vendin e ngjarjes. Më tej prokurorë të korruptuar pranojnë pagesa për të mos e filluar një çështje ose për të mos ngritur akuzë (1000 deri në 2000 euro për çështje standarde).

Vlen të veçohet perceptimi në lidhje me shifrat që duket se paguhen për të ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpie ose detyrim për paraqitje (60.000 – 80.000 Euro). Gjyqtarë të korruptuar zvarrisin caktimin e seancës së parë ose kushtëzojnë vendimin përfundimtar (ndonjëherë edhe zbardhjen e vendimit) në pritje të ryshfetit”./Pamfleti

Kryesore Ilir Meta Sali Berisha sistemi i Drejtësisë tarifat e korrupsionit