Aktualitet20 Nëntor 2018, 23:55

Taulant Muka hedh akuza të rënda për ministrinë e Arsimit: Dorëzova një CV askush nuk e verifikoi, këtu mund të bëhesh

Shkruar nga Pamfleti
Taulant Muka hedh akuza të rënda për ministrinë e Arsimit:

Taulant Muka akuzon shtetin: Dorëzova një CV askush nuk e verifikoi, këtu mund të bëhesh ministër e kryeministër sipas qefit

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka postuar në rrjetin e tij social facebook, një status ku akuzon ministrinë e Arsimit për mos dokumentim të shkresave zyrtare. 

Muka shkruan se ai dorëzoi një CV por që askush nuk e lexoi atë, u emërua me një mesazh, por që kurrë nuk lidhi një kontratë. 

Postimi i plotë: 

Ne jetojmë në një shtet WhatsApp-i! Unë u emërova zv/ministër pa një kontratë pune! Këtu vetëm flitet, shkëmbehen mesazhe por nuk dokumentohet! Unë dorëzova një CV, por në asnjë moment nuk u verifikuan diplomat e mia. Ti mund të plotësosh një CV sipas dëshirës dhe mund të bëhesh ministër, dhe pse jo kryemimistër!

We are in the state of WhatsApp! I was nominated Deputy Minister and I was asked to start the job without a contract! In the Albanian institutions, we talk a lot, we exchange messages but we do not document! I also sent my CV, but I wasn’t asked to sent my diploma. Everyone can made up a CV, and become minister or even PM-noone checks! Happy to take the decision to resign and fight for a better educational system in Albania out of the system!

Kujtojmë që Taulant Muka mori postin e zv.ministrit të Arsimit pasi publikoi një plagjiatur të Ervin Demos dhe deputetes Blerina Gjylamenti. 

Aktualitet