Aktualitet10 Tetor 2018, 09:23

Të bezdisur nga kolla? Zbuloni ilaçet natyrale që do t’iu ndihmojnë ta kuroni

Shkruar nga Pamfleti
Të bezdisur nga kolla? Zbuloni ilaçet natyrale që do t’iu

Të bezdisur nga kolla? zbuloni ilaçet natyrale që do t'iu ndihmojnë ta kuroni

Sa herë që kolla na ngacmon fytin menjëherë na shkon mendja se mos jemi ftohur apo po na zë gripi. Gjëja e parë që bëjmë është të marrim antibiotikë në farmacinë më të afërt, por a është kjo mënyra e duhur?

Përveç medikamenteve mjekësore ka edhe mjaft receta popullore të cilat janë mjaft efektive në shërimin e kollës. Qumështi: Qumështi me mjaltë ju ndihmon, që gjatë ftohjes të kolliteni më lehtë dhe pikërisht këta persona nuk kanë pse ta përjashtojnë qumështin nga përdorimi.

Lëngjet: Pini sasi të konsiderueshme të lëngjeve, kjo për faktin se ndihmojnë që ilaçet kundër kollës të veprojnë më shpejt dhe më fort. Po ashtu, lëngjet ndikojnë që edhe ilaçet kundër temperaturës të ndikojnë më fort.

Çaji: Sugjerohen përzierjet bimore, që përmbajnë gjethe delli, trumzë, rrënjë jamballi. Prej këtyre bimëve, në kombinim me mjaltë apo me vitamina C, shpeshherë përgatiten edhe shurupet. Shurupi nga gjethe delli është i dobishëm për kollën e thatë. Po ashtu, në shtëpi mund të përgatisni preparat kundër kollës, nëse copëtoni qepën, e lyeni me mjaltë dhe me një lugë pini lëngun.

Shendeti ilaçe natyrale kollë