Aktualitet11 Shtator 2019, 13:43

Të burgosurit i kërkojnë shpëtim ministres së luksit: Na jepni amnisti , dënimet na i dhanë gjykatësit e djegur nga Vet

Shkruar nga Pamfleti

Të burgosurit i kërkojnë shpëtim ministres së luksit: Na jepni amnisti , dënimet na i dhanë gjykatësit e djegur nga Vetingu

Të burgosurit në Burrel janë zgjuar, duke i drejtuar një kërkesë për shpëtim, pikërisht ministres së luksit, Etilda Gjonajt.

16 të burgosur në Burgun e Burrelit i kanë nisur një letër Ministrisë së Drejtësisë ku kërkojnë amnisti pasi i kanë humbur shpresat për drejtësi nga gjykatat shqiptare.
“Ne të dënuarit e Burrelit kërkojmë amnisti gjithëpërfshirëse, 3 vjet e përgjithshme pasi janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë”, thuhet në krye të kërkesës.

Sipas 16 të burgosurve, të cilët kanë nënshkruar kërkesën gjykatësit shqiptarë japin masa dhe dënime të lehta për biznesmenët e mëdhenj dhe ata që kanë mbështetjen e pushtetit kanë marrë dënime shumë të lehta.

Shumica prej tyre, theksohet në letrën dërguar ministrisë së Drejtësisë janë djegur nga Vetingu, kryesisht për korrupsion.

Ndërsa shqyrtimi i një çështjeje gjyqësore është e rregulluar nëpërmjet një sistemi të tërë gjyqësor me disa shkallë, shpresa e vetme për drejtësi e të burgosurve të Burrelit, mbetet amnistia nga Ministria e Drejtësisë. Paradoksale, ndërsa Vetingu ka ngritur ‘kosën’ e tij për të korruptuarit dhe të paaftët, e siç duket askush nuk po zmbrapset.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet dënimet na i dhanë gjykatësit e djegur nga Vetingu Të burgosurit i kërkojnë shpëtim ministres së luksit: Na jepni amnisti