Kulture 6 Maj 2019, 02:50

Të dashur armiq! Sot rrini sa më larg varrezave të dëshmorëve!

Shkruar nga Pamfleti
Të dashur armiq! Sot rrini sa më larg varrezave të

Të dashur armiq! Sot rrini sa më larg varrezave të dëshmorëve!

Shkoni dhe faluni tek kryetradhëtari M.Frashëri!

Sot nga gjaku i Heronjve,

burrat me nder e me besë,

a ka mbetur ndonjë djalë,

ndonjë nip-a ndonjë mbesë?!

A ka mbetur ndonjë mbesë,

ndonjë vajzë-a ndonjë djalë,

se në kohë tè komunizmit,

kanë marrë një trajtim special!

Kanë marrè universitete,

grada e tituj shkencorë,

deputetë e deputete,

ministra-ambasadorê!

Edhe vetë Kryeministri,

që lartësoi Mithatin,

nga gjaku dajos-dëshmor,

të artë e pati fatin!

Edhe nga Spiro Koleka,

xhaxhai i nënës së  vet,

shpallur kriminel-me numër,

Dyqind e Shtatëmbëdhjetë!

Afro treqind “kriminelë”,

shpallur disa kohë më parë,

duhet qê të kenë sot,

me mijëra trashëgimtarê!

Ata me gjakun e tyre,

historinë e kanë vulosur,

po trashëgimtarët ç’kanê,

që rrinë si të vuvosur?!

Pse gjer dje ishit krenarë,

gjithë zulm-e gjithë bujë,

ç’ju ka gjetur-o shqiptarë,

mos gjaku u është bërë ujë?!

Edhe ju armiqtë e luftës,

shokë e miq të tradhëtorve,

mos guxoni që të shkoni,

tek varrezat e dëshmorëve!

Meqë luftën nuk e mbroni,

nga skota e nihilistëve,

erdhi dita të ndërtoni,

dhe varrezat e ballistëve!

Jo me Nënën Shqipëri,

Nënën e lavdisë dhe nderit,

në vend të Yllit të Kuq,

vini Kryqin e Hitlerit!

Se ballistët bashkëpunëtorë,

atë kryq e meritojnë,

jemi të vetmit në Botë,

bashkëpunëtorët dekorojmë!

Historia është shkruar,

me gjak të kuq partizani,

atë nuk e ndryshon dot,

Edi Rama dhe Nishani!

Janë të vetmit në Botë,

që për skotën tradhëtore,

njeri u dha dekorata,

tjetri ngriti përmendore!

Ca të tjerë ishin gati,

korrèn çka këta kanë mbjellë,

dhe ajkën e gjithë heronjve,

na e shpallën kriminelë!

Si sentencë të përjetshme,

për ballistë e tradhtar,

ne e kemi të blinduar,

dhe në Himnin Kombëtar!

“Nga lufta veç ai largohet,

që është lindur tradhëtor,

kush është burrë nuk frikohet,

por vdes-por vdes si një dëshmor!”

Tè dashur-armiq të luftës,

ju mbetje të tradhëtorëve,

sot qëndroni sa më larg,

nga varrezat e dëshmorëve!

Djem e vajza-porsi yje,

që dhanë jetën për liri,

janë e vetmja vlerë reale,

që kemi në Shqipëri!

Janë e vetmja vlerë reale,

që kemi në Shqipëri,

po ju me prezencën tuaj,

i rivrisni përsëri!

Kjo s’është vetëm lufta ime,

e Spartakut dhe Fatosit,

e Shaqirit dhe Zabitit,

po e gjithë Popull Kollosit!

S’është veç detyrë e “Ditës”,

qè flamurin lart e mba,

por e çdo antifashisti,

që shqiptar veten d mba!

Gati njihemi të gjithë,

jemi një-s’jemi të huaj,

po vetëm neve të Pestë,

s’bëjmë dot dhe luftën tuaj!

Arben Duka,

Letersi