”Të dënohet me vdekje, të digjet i gjallë”, shqiptarët japin dënimin maksimal për Ridvan Zykajn. Mbyllet Facebook-u i ‘monstrës’ së Selenicës

Dënime nga më të tmerrshmet kanë artikuluar në masë qytetarët shqiptarë për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj, autor i vrasjes së 8 njerëzve të një familje në fshatin Resulaj të Selenicës, të afërm të tij.



“Ti presin mishin copa-copa dhe t’ia kripin”, “ta varin me kokëposhtë”, “të dënohet me vdekje”, “të varet në mes të sheshit”, “të digjet i gjallë” …janë këto deklaratat e qytetarëve të ndryshëm në rrjetet sociale apo kudo ku kanë mundësi të shprehen.

Shqiptarët kishin harruar hallet e tyre dhe kanë kërkuar dënim maksimal për autorin që përveçse kreu një masakër të vërtetë gjeti kohë të tallej edhe në rrjetet sociale.
Por ndoshta lidhja e tij me internet mund të ketë ndihmuar policinë për ta lokalizuar më shpejt në zonën ku ishte fshehur.

Por pas disa orësh nga lumi i urrejtjes i derdhur karshi Ridvan Zykajt, llogaria e tij në “Facebook” është mbyllur, ndoshta nga policia apo nga raportimet mbi faqen.

 

 

 

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.