Të dënuar për vrasje e prostitucion/ Arrestimi i ‘bosit’ të Shijakut, në pranga edhe 2 vëllezërit e tij

Të dënuar për vrasje e prostitucion/ Arrestimi i ‘bosit’ të Shijakut, në pranga edhe 2 vëllezërit e tij

Pas arrestimeve të dy ish-deputetëve socialistë të akuzuar për korrupsion dhe tjetërsim pronash, përkatësisht Arben Çuko dhe Arben Ndoka, Policia e Shtetit ka nisur operacione masive antidrogë në të gjithë vendin.

Po gjatë mbrëmjes së sotme në prangat e Policisë ka rënë një biznesmen i njohur. Bëhet fjalë për Flamur Avdylin, pronar i disa bizneseve në Shqipëri por edhe jashtë shtetit, i njohur si “bosi i Shijakut”.

Në prangat e policisë kanë rënë edhe dy vëllezërit e tij, Jasen dhe Saimir Avdyli, të dënuar për vrasje dhe prostitucion në Itali.

Ata janë arrestuar nga forcat RENEA mbrëmjen e sotme gjatë një operacioni në Shijak me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 20 persona të tjerë janë shoqëruar si pjestarë të dyshuar të këtij grupi kriminal.

Mësohet se operacione masive anti-drogë po zhvillohen aktualisht edhe në Vlorë, Durrës e Sarandë.

Flamur Abdyli është pronar i “Hotel Germany” në bregdetin e Durrësit dhe disa bizneseve të tjera.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti