Showbiz 9 Prill 2018, 11:47

Të divorcuar prej 50 vitesh, çifti i të moshuarve rigjen flakën e dashurisë dhe rimartohet!

Shkruar nga Pamfleti

Të divorcuar prej 50 vitesh, çifti i të moshuarve rigjen flakën e dashurisë dhe rimartohet!

Të martohesh 50 vite më vonë pasi je ndarë njëherë? Kjo duket një çmenduri e vërtet për shumë nga ne.
Mesa duket nuk është kështu për Harold-in dhe Lillian-ën, 83 e 78 vjeç, historia e të cilëve po bën xhiron nëpër botë. Të martuar në vitet e largëta më 1955, ata i thanë lamtumirë njëri-tjetrit pas 9 viteve martesë nga e cila patë 5 fëmijë: Miriam-in, Timothy-n, Larry-n, Laurën dhe Mark-un.
Tani mesa duket rikthimi i flakës së dashurisë ka bërë që të dy bashkë të shkojnë në altarin e kishës baptiste të Lexington-it.
“Kemi vendosur që të kalojmë bashkë pjesën e fundit të rrugës që ka mbetur”, tha Harold-i për gazetën lokale “Lexington Herald-Leader”. Ndarja në vitin 1967? “Ishte 100 % faji im”, pranon ai, duke shtuar se kishte kaluar shumë kohë në punë pa i kushtuar shumë rëndësi jetës martesore.
50 vitet e kaluara në distancë nuk i kanë penguar të mbajnë raporte të mira por që gjithësecili vazhdoi rrugën e vet. Liliana u rimartua përsëri dhe pati dhe 2 fëmijë të tjerë, ndërsa Haroldi mori një vejushë me tre fëmijë të cilët patën një trajtim tepër dinjitoz sikur të ishin fëmijët biologjikë të tij. Martesa e famshme do mbahet më 14 prill, dhe në celebrimin e martesës së tyre do jetë nipi i tyre Joshua, i cili është bërë prift. /PamfletiMAGAZINE


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lifestyle çifti i të moshuarve rigjen flakën e dashurisë dhe rimartohet! Të divorcuar prej 50 vitesh