Aktualitet 5 Nëntor 2018, 17:20

‘Të fortët’ që bënë ‘kurban’ Fatmir Xhafajn, nga Balili te deputetët e PS, ministri pranon lëvizj

Shkruar nga Pamfleti
‘Të fortët’ që bënë ‘kurban’

'Të fortët' që bënë 'kurban' Fatmir Xhafajn, nga Balili te deputetët e PS, ministri pranon lëvizjen e nëndheshme të Ramës

Xhafaj goditi së fundmi disa prej emrave të njohur në PS, siç ishin dy ish-deputetët socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, dhe kishte në ‘listën e zezë’ edhe disa deputetë. Por, Rama kuptoi menjëherë planin e ministrit, duke e larguar me urgjencë

Ministri i Brendshëm ende në detyrë, Fatmir Xhafaj, ka ‘zbuluar’ pa dashje emrat e ‘të fortëve’ që i hëngrën kokën. Ndonëse Fatmir Xhafaj tha se dha dorëheqjen dhe të njëjtën gjë pohoi edhe vetë kryeministri Edi Rama, duke thënë se ai iku vetë nga Ministria e Brendshme, e vërteta është ndryshe. Dashur pa dashur, këtë po e pranon edhe vetë Fatmir Xhafaj, i cili sot i ka thurur lavde punës së tij, duke folur dhe për rezultatet e larta, që u arritën kohët e fundit në luftën kundër krimit e korrupsionit në nivele të larta.

Nëndheshëm, është pikërisht kjo arsyeja që e bëri ‘kurban’ Xhafajn. Përballja me ‘të fortët’, ku shënjestroi disa prej kokave të Partisë Socialiste, bëri që Edi Rama të vepronte me shpejtësi dhe të merrte vendimin drastik kundër Xhafajt. Ky i fundit goditi së fundmi disa prej emrave të njohur në PS, siç ishin dy ish-deputetët socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, dhe kishte në ‘listën e zezë’ edhe disa deputetë. Por, Rama kuptoi menjëherë planin e ministrit, duke e larguar atë, me qëllim që të mbrojë kriminelët dhe të korruptuarit, që e rrethojnë dhe me të cilët qeveris.

Vetë Xhafaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, një ditë para zëvendësimit të tij, ka bërë një përmbledhje të punës së tij dhe të rezultateve konkrete në luftën kundër ‘të fortëve’, duke treguar se dorëheqja e tij ishte e detyruar nga lart, pra nga vetë kryeministri Rama. Ndër të tjera, Xhafaj flet për fakte dhe emra konkretë ‘të fortësh’, që sipas tij, janë goditur dhe po përballen me drejtësinë.

“Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë. Daullexhinjtë avazin.

Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto 2 muaj s’është shoë a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe e Policisë”, shkruan Xhafaj.

Kjo hedh dyshime të forta mbi largimin e papritur të Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme, që befasoi jo vetëm opozitën, por edhe ndërkombëtarët. Largimi i tij erdhi në një kohë, kur po goditeshin seriozisht ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit, dhe këtë e pranon edhe vetë Xhafaj.

Por, nuk janë vetëm Ndoka e Çuko, që i ‘këputën’ kokën Xhafajt, pasi pas këtij vendimi mendohet se fshihet dhe një tjetër emër i fuqishëm i botës së krimit në gjithë Ballkanin, Klement Balili, që njihet edhe si Eskobari i Ballkanit. Flitet se ka pasur një pakt mes Xhafajt dhe Metës e Kryemadhit për të mos arrestuar kryetrafikantin shqiptar, Klement Balilin, një ‘kokë’ tepër e kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

Ndonëse, deri më tani nuk është thënë e pranuar asgjë, është e sigurt që këto janë disa nga ‘të fortët’, që bënë ‘kurban’ Fatmir Xhafajn, i cili kishte dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në luftën ndaj krimit e korrupsionit në nivele të larta, por që papritur vendosi të tërhiqej./Pamfleti

Kryesore Arben Çuko arben ndoka Fatmir Xhafaj Klement Balili krimi dhe korrupsioni