Aktualitet 8 Nëntor 2018, 12:31

Të frikësuar në palcë, deputeti socialist shpërthen në të shara ndaj operatorëve, gazetarët braktisin mbledhjen

Shkruar nga Pamfleti
Të frikësuar në palcë, deputeti socialist shpërthen

Të frikësuar në palcë, deputeti socialist shpërthen në të shara ndaj operatorëve, gazetarët braktisin mbledhjen

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ka pasur një incident mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe mediave që ishin aty të pranishme. Bëhet me dije se deputeti Manja ofendoi operatorët e televizioneve pasi mendonte se po filmonin celularët e deputetëve. Në shenjë proteste, edhe gazetarët që ishin të pranishëm braktisën mbledhjen.

Reagimi i gazetares Esiona Konomi:

Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit te Ligjeve, i cili fyeu operatoret e televizioneve.  Z. Manja nderpreu mbledhjen sepse dyshoi qe kameramanet po xhironin telefonet e deputeteve.

Gjuha e toni i papershtatshem e fyes na detyroi te braktisim te gjithe mbledhjen dhe po “shijojme” korridorin e Kuvendit teksa z. Manja po ben moral brenda mbledhjes mbi punen tone, se te tijen e kryen me dinjitet.

Prokurori ne krye te ligjeve nuk e evidentoi dot kolegen qe kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe beri gjueti shtrigash….

Aktualitet